Diabet-i është një gjendje në të cilën sasia e glukozë-s (sheqerit) në gjak është shumë e lartë pasi trupi nuk ka mundësi ta përdorë atë siç duhet. Kjo ndodh për arsye se aftësia e oraganizmit për konvertimin e glukozës në energji nuk është duke funksionuar siç duhet.

Ekzistojnë dy lloje të zakonshme të diabetit

  • Lloji 1, gjithashtu i njohur si diabeti insulinë varës. Ai zakonisht prek fëmijët. Njerëzit me këtë lloj diabeti gjithashtu kanë nevojë për injeksion-e ditore të insulinës.
  • Lloji 2, gjithashtu i njohur si diabeti jo-insulinë varës, është deri tani lloji më i zakonshëm dhe zakonisht prek njerëzit mbi moshën 40 vjeçare.

Si mund të ndikojë diabeti në këmbët tuaja

Këmbët tuaja që të jenë të shëndetshme furnizohen me gjak. Ato gjithashtu kanë një sërë nervash që veprojnë si një sistem paralajmërimi të urgjencës. P.sh. nëse ju keni një gur në këpucë, nervat do të dërgojnë një mesazh në tru për ta mbikqyrur. Megjithatë, nëse diabet-i është kontrolluar në mënyrë të dobët për një kohë të gjatë, kjo mund të çojë në:

  • Dëmtim të nervave (neuropati periferike), e cila kufizon ndjesinë e këmbëve; dhe/ose
  • Reduktim të furnizimit me gjak, gjithashtu e njohur si “qarkullim i dobët”.

Dëmtimi i nervave nënkupton që ju nuk do të vini më re gurin në këpucën tuaj, si rezultat i humbjes së ndjesisë në këmbët tuaja. Kjo më pas mund të çojë në një dëmtim që ju nuk mund të ndjeni më dhe në një infeksion të mundshëm. Nëse ju keni qarkullim të dobët, ndonjë dëmtim ose infeksion të këmbëve (prerje, lëndime) shërimi do të marrë më shumë kohë. Kjo ndodh për shkak të sasisë së vogël të gjakut që rrjedh në arterie-t e këmbëve tuaja. Gjaku siguron energji në funksionimin e muskujve dhe ndihmë në shumë dëmtime të indeve. Nëse ju keni qarkullim të dobët të gjakut, ju do të keni nevojë për një kujdesje shtesë për të mbrojtur këmbët tuaja nga dëmtimi. Problemet më të mëdha të këmbëve tek njerëzit që kanë diabet mund të ndodhin gjatë lëndimit–dhe shpesh infeksionet–nuk vihen re dhe nuk trajtohen, ose shërimi vonohet si rezultat i qarkullimit të dobët.

Pages: 1 2 3