Diabeti dhe sytë tuaj

Nëse ju keni diabet ju jeni në rrezik të humbjes së shikimit nga diabeti retinopati-k (dëmtim i enëve shumë të vogla të gjakut në pjesën e prapme të syve). Megjithatë, niveli i mirë i glukozë-s në gjak, presioni normal i gjaku-t dhe trajtimi i rregullt mund të zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve.

Diabeti retinopatik mund të ndodhë në varësi të llojit të diabetit që ju keni, moshës tuaj, ose edhe kontrollit që ju keni ndaj nivelit të glukozës në gjak. Për këtë arsye, çdonjeri që ka diabet duhet të bëjë një kontroll të rregullt të syve. Duke e nisur me shfaqjen e diabetit, se kur është diagnostikuar për herë të parë, dhe më pas për të paktën çdo dy vjet pas kësaj.

Nëse dëmi është zbuluar para se ai të ketë prekur seriozisht sytë tuaj, trajtimi mund të parandalojë humbjen e shikimit. Kur humbja e vizionit tashmë ka ndodhur, trajtimi mund ta ndalë atë vetëm nga përkeqësimi.

Simptomat e diabetit retinopatik

Nëse ju vini re ndonjë ndryshim në vizionin tuaj kontaktoni doktorin. Disa shembuj të simptomave të diabetit retinopatik përfshijnë:

  • Vizion të mjegullt, të çrregullt ose të shtrembëruar që nuk mund të rregullohet me anën e syzeve optik-e;
  • Probleme me bilancin, të lexuarit, shikimin e televizorit dhe të njerëzve që njeh;
  • Të qenit shumë të ndjeshëm;
  • Vështirësi për të parë gjatë natës.

Në fazat e parë të diabetit retinopatik nuk do të ketë simptoma dhe sëmundja nuk mund të diagnostikohet derisa të ketë avancuar.

Kujdesi për sytë tuaj

Për t’u kujdesur për sytë dhe për të ndihmuar në parandalimin e humbjes së vizionit:

  • Kontrolloni sytë tuaj rregullisht, për të paktën çdo dy vjet, që të kapni shenjat e dëmtimit që në fillim;
  • Kontrolloni nivelin e glukozës në gjak;
  • Mbani një presion gjaku dhe nivel kolesterol-i të shëndetshëm;
  • Nëse shikimi juaj është prekur, kërkoni një trajtim nga doktori juaj për ta ndaluar atë nga përkeqësimi.

Kush mund t’i testojë sytë tuaj?

Si fillim doktori mund të testojë  shikimin tuaj dhe nëse e keni të nevojshme do t’ju referojë tek optometristi ose specialisti.