Diabeti: Monitorimi dhe trajtimi

Synimet për kontrollin e sheqerit në gjak

Kontrolli i nivelit të sheqerit tuaj në gjak varet nga shumë faktorë, duke përfshirë diabetin e tipit 1 ose 2, moshën tuaj, shëndetin e përgjithshëm, sistemin e suportit social dhe preferencat personale.

Është e rëndësishme që njerëzit me diabet të stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjaku-n e tyre. Ajo që është përcaktuar si nivel “i pranueshëm” i sheqerit në gjak, mund të ndryshojë pak, si një rregull i përgjithshëm i gishtit të madh, niveli i glukozë-s në gjak ( në gjendje esëll) duhet të jetë më pak se 6.0 mmol/L, ndërkohë që nivelet joesëll duhet të jenë 4-8 mmol/L.

Është treguar që mbajtja e nivelit të glukozës në gjak sa më shumë të jetë e mundur në normalitet redukton rrezikun e komplikacion-eve afatgjata të diabetit.

Insulina

Njerëzit me diabet-in e tipit 1 kërkojnë terapinë e zëvendësimit. Përgatitja e insulinë-s mund të jetë:

  • Veprim shumë i shkurtër, siç është insulina aspart (NovoRapid), insulina glulisine (Apidra) dhe insulina lispro (Humalog).
  • Veprim  shkurtër, siç është insulina neutral (psh. Actrapid).
  • Veprim i ndërmjetëm, siç është insulina isophane (p.sh. Humulin NPH).
  • Veprim i gjatë, siç është insulina detemir (Levemir) dhe insulina glargine (Lantus).

Një kombinim i këtyre jepet shpesh disa herë çdo ditë. Në vitet  e fundit, lloje të ndryshme të insulinave kanë qenë kombinuar në një pajisje të ofrimit të përshtatshëm. P.sh. disa nga metodat e pajisjeve, kombinojnë insulinën afat shkurtër me atë të ndërmjetme për të reduktuar numrin e injeksion-eve të kërkuara dhe për të shmangur nevojën për të përzier dy insulinat bashkë, nga shishe të ndryshme përpara se të injektohen.

Agjentët hipoglikemikë

Shumë njerëz me diabetin e tipit 2 mund të menaxhohen nëpërmjet dietës dhe ushtrimeve. Megjithatë, të tjerat kërkojnë një shtesë të  agjentëve të hipoglikemi-së (ulja e sheqerit në gjak) orale. Ekzistojnë disa lloje të agjentëve të këtij lloji dhe disa prej tyre mund të kombinohen për një efekt shtesë. Hipoglikemitë orale përfshijnë:

  • Biguanide, siç është metformin (p.sh. Diabex).

Pages: 1 2