Diabeti mund të prekë këmbët tuaja

Kur ju keni diabet ju duhet të kujdeseni çdo ditë për këmbët tuaja. Nëse ju e bëni këtë gjë atëherë ju mund të parandaloni ndërlikime serioze.

Këmbët tuaja janë në rrezik pasi diabeti mund të shkaktojë dëmtim të nervave dhe furnizimit me gjak. Dëmi është më i madh nëse:

  • Ju keni patur diabet për një kohë shumë të gjatë;
  • Niveli i glukozë-s tuaj në gjak ka qenë shumë i lartë për një kohë të gjatë;
  • Ju pini cigare;
  • Ju jeni inaktiv.

Ekzistojnë dy lloje rreziqesh të këmbëve, rreziku i lartë dhe rreziku i ulët. Njohja e rrezikut dhe kujdesi ndaj këmbëve mund të parandalojë shumë probleme serioze madje edhe amputim-in.

Doktori, kirurgu podiatrik ose instruktori i diabetit mund të kryejë një kontroll të lehtë dhe pa dhimbje në këmbët tuaja për të përcaktuar nëse këmbët tuaja kanë një rrezik më të ulët apo më të lartë të zhvillimit të shumë problemeve serioze.

Këmbët me rrezik të ulët - kanë një ndjenjë normale dhe një qarkullim të mirë të gjakut. Megjithatë, është e rëndësishme për të ditur që këmbët me rrezik të ulët mund të bëhen në këmbë me rrezik të lartë pa asnjë simptomë, kështu që kontrollet e rregullta janë të rëndësishme.

Njerëzit të cilët kanë patur një ulçerë të këmbës ose amputim në të shkuarën kanë një rrezik të lartë të këmbëve. Këmbët me kallo apo deformim e kanë të rritur rrezikun, ku të ndjerit të dobët dhe/ose zvogëlimi i qarkullimit të gjakut janë gjithashtu të pranishëm.

Nëse ju keni këmbë të rrezikut të lartë ju duhet të kontrolloheni nga mjeku juaj ose kirurgu podiatrik çdo 3–6 muaj. Në disa raste ju duhet të shkoni tek një specialist ose tek një klinikë që merret me këmbët me rrezik të lartë.

Broshura që këmbët e shëndetshme janë këmbë të bukura është e pranishme për diabetin dhe është e shkruar veçanërisht për njerëzit me rrezik të lartë të këmbëve.

Dëmet nervore

Kontrolli i dobët i glukozës në gjak mund të shkaktojë dëme të nervave në këmbë. Simptomat përfshijnë:

  • Mpirje;
  • Ftohje të këmbëve;
  • Një ndjesi shpimi me gjilpëra në këmbë;

Pages: 1 2 3 4