Të jetuarit me diabet

Diabeti (diabet mellitus) është një gjendje kronike që mund të jetë e lidhur me shëndetin e sëmurë, veçanërisht në qoftë se ai është kontrolluar dobët. Diabeti ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë dhe/ose trupi bëhet rezistent ndaj veprimit të insulinës.

Prodhuar në pankreas, insulina është një hormon që rregullon sasinë e glukozë-s në gjak (sheqerin në gjak). Sheqeri në gjak është karburanti i nevojshëm i qelizave për të funksionuar. Kur ai mbetet i lartë gjatë shumë viteve, enët e gjakut dhe nervat dëmtohen, duke shkaktuar komplikime të rënda.

Diabeti është një shkak i zakonshëm për verbërinë, dështimin e veshkës, shëndetin e dobët kardiovaskular dhe disfunksion erektil (impotencë).

Numri i njerëzve me diabet është rritur në më shumë se 300% brenda 20 viteve të fundit edhe pse gati gjysma e njerëzve me diabet të tipit 2 mbeten të padiagnostikuar.

Tipet e diabetit

Ekzsistojnë dy lloje diabetesh, me shkaqe shumë të ndryshme:

  • Diabeti mellitus tipi I –  ndodh kur qelizat e insulinës brenda pankreasit vdesin. Injeksion-et afatgjata të insulinës janë të nevojshme.
  • Diabeti mellitus tipi II  përbën tipin më masiv të diabetit, dhe shpesh shfaqet gjatë ose pas moshës së mesme. Obezitet-i është një faktor që favorizon shfaqjen e tij në këto mosha. Diabeti i llojit 2 është një sëmundje progresive–rreth 30% e njerëzve me këtë sëmundje do të kërkojnë injektim-in e insulinës për të kontrolluar simptomat e tyre. Të tjerët mund të mbahen nëpërmjet dietës, të ushtruarit, dhe ilaçeve orale për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak brenda trupit. Këto ilaçe janë njohur si agjentë hipoglikemikë oralë.

Të jetuarit me diabetin

Diabet-i është një gjendje serioze që kërkon një mbikqyrje të rreptë mjekësore dhe një monitorim të kujdesshëm nëpërmjet test-it të sheqerit në gjak për të parandaluar ose vonuar komplikacion-et. Njerëzit me një kuptim të drejtë për mënyrën sesi ato mund të menaxhojnë gjendjen e tyre tentojnë që të përmirësohen. Nëse ju keni diabet, idealisht, ju duhet të kuptoni:

  • Natyrën e diabetit tuaj;
  • Nevojën për një mbikqyrje të rreptë mjekësore;

Pages: 1 2