Mjeku juaj në fillim do të shikojë pikat dyshuese dhe qukat. Nëse dyshohet për kancerin e lëkurës, zakonisht një biopsi do të bëhet për të konfirmuar diagnozë-n.

Biopsia e lëkurës

Biopsi-a është një procedurë e shpejtë dhe e thjeshtë. Mjeku juaj i përgjithshëm ose specialisti do t’ju japë një anestezi lokale për të mpirë zonën. Një mostër do të merret nga lëkura. Ju zakonisht do të keni qepje për të mbyllur plagë-t.

Indi që është prerë do të dërgohet në laborator ku patolog-u do ta ekzaminoj atë nën një mikroskop. Ajo merr rreth një javë për të marrë rezultatin. Nëse i gjithë kanceri është larguar gjatë biopsisë, kjo ka shumë mundësi që të jetë i vetmi trajtim i kërkuar.

Ballafaqimi me diagnozën

Pjesa më e madhe e kancerave të lëkurës nuk shfaqin një rrezik serioz të shëndetit. Megjithatë, të thënit që ju keni kancer ju transmeton juve një shok dhe shumë emocione të ndryshme mund të përjetohen.