Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Diarreja: Shkaqet dhe simptomat

Diarre-ja ndodh kur lëvizjet tuaja të zorrëve rriten dhe nevoja për të shkuar në tualet është urgjente dhe e shpeshtë. Diarreja ka shumë shkaqe dhe mund të jetë një shenjë e kushteve të rënda, të tilla si çrregullimet inflamatore të zorrëve.

Shumë pacientë të rinj dhe të moshuar me diarre, munden që shumë shpejt të dehidratohen dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Shkaqet e përbashkëta të diarresë përfshijnë viruset, të tilla si: rotavirus tek fëmijët, bakteret e diarresë së udhëtarëve dhe helmimi i ushqimeve. Shkaqe të tjera përfshijnë: stresin, alkool-in, ushqimin pikant dhe ndryshimet në dietë. Ndonjëherë intoleranca ndaj ushqimit ose ilaçet mund të jenë shkaku.

Nëse diarreja është e shkaktuar nga ushqimi i helmuar, ajo mund të fillojë disa orë më vonë, pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar dhe mund të zgjasë deri në tre ditë.

Simptomat e diarresë janë:

  • Lëvizjet e zorrëve;
  • Dhimbjet e barkut, përzierja dhe vjellja.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Nëse personi me diarre është i dehidratuar, kërkoni ndihmë të menjëhershme.

Shenjat e dehidratimit janë:

  • Gojë ose gjuhë e thatë;
  • Përgjumje ose dremitje tek fëmijët;
  • Sy të lodhur;
  • Humbje e elasticitetit të lëkurës;
  • Humbje peshe;
  • Rritje e etjes.

Gjithashtu shkoni tek një profesionist shëndeti nëse:

  • Diarreja zgjat më shumë se 48 orë tek të rriturit dhe 24 orë tek fëmijët;
  • Personi me diarre është një fëmijë nën moshën 5 vjeçare ose një i moshuar;
  • Ju keni ethe ose dhimbje stomaku dhe ndiheni shpesh jo-mirë;
  • Ju keni të vjella, dobësi dhe marrje mendsh;
  • Ju keni udhëtuar kohët e fundit jashtë shtetit;
  • Diarreja juaj eshte e alternuar me kapsllëkun, veçanërisht tek njerëzit mbi 50 vjeç;
  • Ju keni filluar ilaçe të reja, siç janë antibiotikët;
  • Ju keni rregullisht diarre ose në kohë të veçanta të ditës;
  • Ju merrni ilaçe të tjera siç janë pilulat kontraceptive;
  • Ju jeni shtatzënë ose ushqeni me gji dhe disa ilaçe mund të mos jenë të përshtatshme;
  • Ju keni një gjendje tjetër mjekësore;
  • Ju keni alergji nga medikamentet.

Këshilla mbi trajtimin

Pages: 1 2