Diarreja

Diarreja ndodh kur lëvizjet e zorrëve bëhen më të ujshme dhe më të shpeshta se zakonisht ose të dyja së bashku. Të ndenjurat mund të përmbajnë mukus, qelb, gjak ose sasi të madhe yndyre. Diarreja shpesh mund të shoqërohet edhe me dhimbje të mëdha barku dhe dobësi të përgjithshme.

Çfarë e shkakton diarrenë?

Diarreja vjen kur zorrët janë të paafta të absorbojnë lëngjet ose ato në mënyrë aktive sekretojnë lëngje.

Diarreja më shpesh shkaktohet nga viruset që kalojnë nga një person tek tjetri, ose nga konsumimi i ushqimeve dhe ujit të kontaminuar me viruse ose baktere.

Të tjera shkaqe të diarresë përfshijnë parazitët e zorrëve (p.sh. amebën), gjithashtu konsumimin e lartë të alkool-it, reaksionin nga ilaçe të caktuara, ose intolerancë-n ushqimore.

Sëmundje që shkaktojnë diarre

Disa sëmundje që ndikojnë tek trakti digjestiv mund të shkaktojnë diarre dhe kjo është një simptomë e zakonshme edhe e sëmundjes Crohn (Crohn morbus), koliti ulçeroz, sindromës së irritimit të zorrëve, tumor-eve gastrointestinal-e dhe sindromës së keq-absorbim-it, siç është sëmundja celiake.

Trajtimi i diarresë

Parandalimi i dehidratimit është fokusi kryesor i trajtimit në fazat e para të diarresë. Kryesisht janë fëmijët dhe bebet ato që kanë dehidratim kur kanë diarre.

Për të luftuar dehidratimin pihet shumë ujë i pastër, i sheqerosur lehtësisht. Nëse keni të përziera, merrni lëngje shpesh dhe nga pak. Lëngjet e përshtatshme janë supat me pak kripë, lëngjet e holluara të frutave etj. Është shumë e rëndësishme që lëngjet e frutave që përmbajnë sheqer të hollohen mirë. Evitoni çajin, kafenë, qumështin, kolën, pijet me dioksid karboni (dyoksidi i karbonit) dhe alkoolin.

Në mënyrë alternative, pini një përzierje që zëvendëson humbjen e kripës dhe të sheqerit (p.sh. një solucion oral hidratimi si Gastrolit, Hidralit ose Repalit). Këto përzierje mund të blihen në farmaci dhe rekomandohen kryesisht për fëmijët që kanë diarre.

Kur të shkoni tek mjeku

Shkoni tek mjeku nëse keni diarre dhe keni:

  • Gjak ose qelbëzim në të ndenjura;
  • Temperaturë mbi 38° C;

Pages: 1 2 3