Dieta të ndryshme për detoksifikimin natyral të mëlçisë (pastrimi i mëlçisë)

Mbajtja e një diete natyrale detoksifikimi për të larguar toksinat (toksinë) dhe helmet nga trupi juaj, mund të tingëllojë si një ide e mirë. Në fund të fundit, çfarë veprimi më të mirë mund të ketë, se sa të hash ushqime të freskëta dhe natyrale dhe të shmangësh ato të përpunuara dhe të rafinuara?

Me siguri që ka diçka të mirë kjo ide. Madje ka edhe më shumë përfitime nga ç’duket në pamje të parë. Interesi në rritje për përmirësimin e jetës ka hapur edhe shumë keqkuptime në lidhje me toksinat dhe mënyrën më të mirë për t’i eliminuar ato nga organizmi. Krijimi dhe shtimi i konfuzionit është një fushatë e madhe marketingu për autorët e librave mbi dietat dhe prodhuesit e shtojcave dhe produkteve të tjera detoksifikuese.

Pjesa më e madhe e dietave natyrale për detoksifikimin e mëlçisë, kanë nevojë që shkenca t’i mbështesë. Përveç kësaj, dietat detoksifikuese janë shumë kufizuese dhe mund të shkaktojnë dëme, nëse nuk përdoren me kujdes. Ja se çfarë ju duhet të dini.

Cila është ideja që qëndron prapa dietave detoksifikuese?

Ideja për dietat detoksifikuese bazohet në shqetësimet se toksinat vazhdimisht bombardojnë trupin tonë. Toksinat janë substanca kimike me efekte potencialisht të dëmshme. Ndërkohë që disa toksina janë më të dukshme dhe njihen nga të gjithë, të tilla si pesticidet apo smogu, disa njerëz i konsiderojnë edhe substancat, në dukje normale, si toksina. Toksinat mund të vijnë nga shumë burime, duke përfshirë:

  • Alkoolin;
  • Kafeinën;
  • Ilaçet dhe medikamentet;
  • Pesticidet ose kimikatet e tjera që përdoren për të rritur ose përgatitur ushqime;
  • Smogun ose substancat e tjera në ajër;
  • Substancat si ëmbëlsuesit artificialë të shtuara në ushqime;
  • Sheqeri;
  • Uji i papastër.

Mendimi i përgjithshëm është se trupi ruan toksina në limfë-n digjestive ose në sistemin gastrointestinal, si dhe në lëkurë apo flokë. Si pasojë, toksinat mund të shkaktojnë probleme të tilla si lodhje, dhimbje koke, të përziera dhe një gamë të gjerë të sëmundjeve kronike.

Çfarë është dieta detoksifikuese?

Pages: 1 2 3 4 5