Dietë e shëndetshme për fëmijët

Vëzhgimet kanë treguar se shumë fëmijë mbajnë dietë të papërshtatshme. Të dhënat përfshijnë fakte si më poshtë:

  • Shumë fëmijë nuk hanë fruta dhe perime;
  • Marrja e kalciumit dhe hekurit është e papërshtatshme;
  • Mbipesha është një problem tek fëmijët;
  • Fëmijët hanë shpesh ushqime të blera dhe kokoshka.

Udhëzime për të ushqyerit

Udhëzimet e mëposhtme për fëmijët nga lindja deri në 18 vjeç janë dhënë nga Këshilli Kombëtar i Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor.

  • Inkurajoni dhe mbështesni ushqimin me gji;
  • Fëmijët kanë nevojë për ushqime të përshtatshme dhe aktivitet fizik për t’u rritur dhe zhvilluar normalisht. Rritja duhet të kontrollohet në mënyrë të rregullt;
  • Duhet varietet ushqimesh;
  • Hani mjaftueshëm bukë, drithëra, perime (përfshirë legume) dhe fruta;
  • Futni në strukturën ushqimore të fëmijëve ushqime me bazë blegtorale si qumësht, kos, djathë dhe alternative të tjera me kalcium;
  • Futni në strukturën ushqimore të fëmijëve mish, peshk, pula dhe alternativa të tjera;
  • Dietat me nivele të ulëta yndyre nuk janë të përshtatshme për fëmijët. Për fëmijët më të rritur, një dietë me pak yndyrë, kryesisht me yndyra të pakta janë më të përshtatshme;
  • Nxisni ujin si pije. Alkool-i nuk rekomandohet për fëmijët;
  • Konsumoni sasi të moderuara sheqeri dhe ushqime që përmbajnë sheqerna të shtuara;
  • Zgjidhni ushqime me pak kripë;
  • Përgatisni dhe magazinoni ushqimet e fëmijëve në mënyrë të sigurt.

Inkurajimi i ushqimit më të mirë

Prindërit mund të inkurajojnë fëmijët e tyre që të hanë një dietë më të mirë duke patur çdo ditë:

  • Një pjatë me perime;
  • Një frut më shumë;
  • Të paktën një fetë bukë ose një vakt ekstra drithërash, oriz, makarona etj;
  • Një gotë ekstra me qumësht.

Ëmbëlsirat e ushqyeshme

Një mënyrë e shëndetshme për të përfunduar vaktin është një ëmbëlsirë e bazuar në fruta dhe me pak yndyrë.