Përdorimet

Insuficienca e zemrës, aritmi (çrregullime të ritmit) super-ventrikular-e (veçanërisht fibrilacion atrial), takikardi paroksizmale (paroksizëm) atrial-e.

Kundërpërdorimet

Te pacientët me ndjeshmëri të lartë në bar, bllok i plotë kardiak, bllok i pjesshëm A-V, bradikardi e rëndë sinus-ale. Injeksion-et e kripëra-ve të kalcium-it janë të kundërinduktuara gjatë mjekimit me digoksinë sepse mund shkaktojnë aritmi serioze.

Efektet anësore

Anoreksi (mungesë oreks-i), të vjellja, diarre, dhimbje abdominale (barku), çrregullime në të parë, dhimbje të kokës, lodhje, përgjumje, konfuzion, delir, halucinacion, aritmi, reaksione në lëkurë dhe gjinekomasti (rritje të gjoksit dhe rjedhje në kushte patologji-ke).

Dozimi

Të rriturit: digitalizim i shpejtë (24-36 orë), 1-1.5 mg në 24 orë, në doza të ndara; digjitalizimi më pak urgjent (3-5 ditë); 0.75-1.5mg në ditë, në doza të ndara, deri sa të arrihet kompensim-i. Doza mbajtëse, 0,25-0.75 mg në ditë, në doza të ndara.

Fëmijët nën 10 vjeç: dixhitalizim i shpejtë (24-36orë), 0.025 mg/kg, në intervale të përshtatshme, deri sa të arrihet kompensimi.

Fëmijët mbi 2 vjeç: 0.02-0.04mg/kg dy javë.

Fëmijët deri në dy vjeç: 0.03-0.05mg/kg.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 0.125 mg, 0.25 mg, 0.5 mg.

Kapsula: 0.05 mg, 0.1 mg, 0.2 mg.

Injeksion: 0.1 mg/mL (pediatrike), 0.25 mg/mL.