Ja disa shenja të tjera që autizmi mund t'i shfaqë gjatë shtatzënisë

Fëmijët me autizëm shfaqin zona të vogla (arna) që tregojnë çrregullim të aktivitetit të trurit, në shtresat e jashtme të tij, sipas një studimi të ri që presupozohet të ofrojë dëshmi shtesë për të mbështetur teorinë se çrregullimet e zhvillimit fillojnë që në mitër. Ekspert-ët kanë besuar për një kohë të gjatë se autizmi përfshin ndërprerje në zhvillimin tipik të trurit, që daton gjatë shtatzënisë.

Studimi i ri, i cili u raportua online, në 27 mars në Revistën Shkencore të Mjekësisë në Nju Ingland, paraqet provat më të drejtpërdrejta të origjinës së hershme të kësaj sëmundjeje.

Për studimin, hulumtuesit ekzaminuan mostrat e indeve të trurit të 22 fëmijëve pas vdekjes, 11 prej tyre me autizëm dhe 11 pa autizëm. Ata ishin në gjendje të zbulonin arna të vogla të zhvillimit të ndërprerë, që njollosnin shtresat e jashtme të trurit, tek fëmijët me autizëm. Dallimet e këtij lloji marrin formë gjatë zhvillimit para lindjes, tha Ed Lein, një studiues në Institutin Allen për Shkencën e Trurit në Seattle, i cili ka punuar në këtë studim.

“Kjo është një dëshmi mjaft e drejtpërdrejtë e një origjine në fazën para lindjes të autizmit”, tha Lein. Një studiues autizmi që e rivlerësoi studimin, ra dakort me këtë fakt. “Themeli i kësaj ndoshta i përket fazës para lindjes”, tha Dr. Walter Kaufmann, një neurolog në Spitalin e Fëmijëve në Boston.

“Sa herët shfaqet autizmi në periudhën para lindjes? Kjo është e vështirë të thuhet”. Një pyetje akoma më e madhe është: Çfarë e shkakton atë përçarje të hershme në zhvillimin e trurit? Lein dhe Kaufmann thanë se kjo është e pamundur të përcaktohet. “Ne ende duhet të përpiqemi ta kuptojmë këtë”, tha Lein. Megjithatë, ekspertët në përgjithësi besojnë se autizmi lind nga predispozicioni gjenetik dhe faktorët mjedisorë, ende të panjohur. Në fund të fundit, ky është një ndërveprim midis geneve dhe mjedisit”, tha Kaufmann.

Pages: 1 2 3