Të gjitha trajtimet për kancerin e prostatës (prostata) janë të lidhura me një rritje të konsiderueshme të rrezikut të dobësisë (mosfunksionimi i ereksion-it, ED), kanë raportuar kërkuesit amerikanë në takimin vjetor të COSA (09-11 nëntor 2010).

Kërkuesit intervistuan 1642 burra me kancerin e prostatës (kancer i cili nuk është përhapur përtej gjëndrës së prostatës) për të pyetur në lidhje me rezultatet. Ata gjetën se 97% e atyre të cilët ishin trajtuar me terapinë e privimit androgjenë, përjetonin mosfunksionimin e ereksionit 5 vite më vonë. (Terapia e privimit androgjenë është gjithashtu e njohur si terapia hormonale, e cila përfshin trajtimin me ilaçe për të minimizuar efektet e testosteron-it në trup).

Norma e dozës së ulët të brakiterapisë ishte më pak e dëmshme për funksionin seksual. Ky trajtim përfshin vendosjen radioaktiv-e brenda prostatës për të vrarë tumor-in. Më pak se gjysma (43%) e burrave të cilët kanë marrë këtë formë trajtimi kishin përjetuar mosfunksionimin e ereksionit 5 vjet më vonë.