fvfvfv

Kur ju shkoni tek një mjek për t’a pyetur rreth disfunksion-it erektil (gjithashtu i njohur si impotencë), ju duhet të tentoni që të mos jeni të turpshëm. Të paturit probleme me ereksionin, nuk është një refleksion i burrërisë tuaj.

Për të vlerësuar problemet e ereksion-it, mjeku juaj zakonisht do të kërkojë një histori mjekësore dhe do t’ju bëjë një ekzaminim fizik për të kontrolluar për ndonjë nga problemet që ju keni.

Si pjesë e konsultimit, mjeku juaj mund:

  • T’ju bëjë pyetje rreth gjendjeve mjekësore që prekin familjen tuaj, duke përfshirë: diabet-in, presionin e lartë të gjaku-t, sëmundjen e zemrës, sëmundjen vaskulare, problemet e veshkave ose sëmundjen Peyronie (sëmundja Peyronie);
  • T’ju pyesë nëse ju keni bërë kirurgji ose keni patur lëndime në zonën pelvik-e;
  • T’ju pyesë rreth çdo lloj ilaçi që ju jeni duke marrë;
  • T’ju pyesë rreth jetesës suaj, si p.sh. sa alkool ju pini, a pini cigare apo jo, sa të stresuar mund të jeni;
  • T’ju bëjë një ekzaminim për gjëndrat e zmadhuara të prostatës (prostata);
  • Të kontrollojë nervat e penisit për të parë nëse ka ndonjë dëmtim; dhe
  • T’ju këshillojë që të bëni analizat e gjakut e të urinës për të matur nivelin e hormoneve, të kolesterol-it ose ultratingull-in dhe teste të tjera për të matur nivelin e rrjedhjes së gjakut në penis.

Ashtu sikundër të kontrollojë shëndetin tuaj fizik, mjeku juaj mundet gjithashtu që t’ju pyesë rreth shëndetit tuaj seksual dhe emocional dhe rreth marrëdhënies tuaj me partnerin.

Në bazë të informacioneve që ju i jepni, mjeku juaj mund të bëjë diagnozë-n dhe t’ju japë sugjerime për trajtimin, gjë e cila mund t’ju ndihmojë.