Dispepsi (mostretja)

Termi “Dispepsi” është term laik dhe është përdorur për të mbuluar simptomat e disa kushteve të ndryshme mjekësore.

Kushtet mjekësore që janë përshkruar shpesh si dispepsi dhe të cilat kanë simptoma të dispepsit janë:

  • Urthi (refluks ezofageal);
  • Ulçerë;
  • Dispepsi joulçeroze (kur keni simptoma të ulçerë-s, por gjatë investigimit nuk keni ulçer);
  • Intolerancë ushqimore;
  • Fryrja;
  • Gëlltitja e tepruar e ajrit.

Më sipër janë përmendur vetëm disa nga simptomat që janë përshkruar si dispepsi. Pjesa më e madhe e njerëzve do të vuajnë nga dispepsi nga një kohë në tjetrën – p.sh. nëse ato hanë shumë shpejt, ose hanë shumë. Megjithatë, nëse keni një problem që përsëritet ose rastësisht vuani nga mostretja kur nuk e keni patur këtë problem më parë, ju duhet të shkoni tek mjeku.

Cilat janë simptomat e dispepsit?

Disa nga simptomat e përshkruara si mos-tretje janë dhimbja, parehatia ose një ndjenjë djegie në kraharor (urth) dhe në pjesën e sipërme të barkut. Urthi është shkaktuar nga një përmbajtje e acidit në stomak, ezofag dhe ndoshta në fyt, e njohur nga mjekët si refluks-i gastro-ezofageal (GORD). Dispepsi i stomaku-t, nganjëherë është quajtur nga mjekët mostretje.

Dispepsi mund të jetë i lidhur me simptoma të gjëra siç janë:

  • Gromësira;
  • Përzierje;
  • Kapsllëk ose diarre;
  • Humbje oreks-i;
  • Të vjella; dhe
  • Parehati në zonën e barkut.

Çfarë e shkakton dispepsin?

Disa nga shkaqet e dispepsit janë:

  • Ankth-i ose stresi;
  • Të ngrënit shumë ose të ngrënit shumë shpejt;
  • Konsumimi i alkool-it gjatë të ngrënit;
  • Intolerancë e laktozë-s;
  • Gëlltitja e tepërt e ajrit;
  • Disa ilaçe;
  • Të ushtruarit me stomakun plot;
  • Ulçerë e stomakut;
  • Sëmundjet e zorrëve dhe çrregullime të tilla si sindroma e acarimit të zorrëve dhe gastrit; dhe
  • Gurë në fshikën e tëmthit.

Flisni me mjekun

Dispepsi zakonisht paraqet simptoma të vogla, që ndodhin herë pas here për shumicën e njerëzve. Megjithatë, ndonjëherë dispepsi mund të jetë një tregues i një gjendjeje më të rëndë. Pra, shkoni tek mjeku nëse ndonjë nga këto ndodh:

  • Dispepsi vazhdon për më shumë se disa javë;
  • Dispepsi nuk i përgjigjet trajtimit;
  • Filloni që të humbni peshë;
  • Keni përzierje ose të vjella;

Pages: 1 2