Drogat dhe të rinjtë

Shumë prindër shqetësohen se fëmijët e tyre adoleshentë mund të jenë duke përdorur, ose mund të fillojnë të përdorin drogë. Ndonjëherë përdorimi i drogës mund të ketë pasoja serioze në shëndet apo të çojë në aksidente dhe lëndime. Kjo mund të ndikojë në performancën në shkollë, si dhe kufizimin e zgjedhjeve të ardhshme të karrierës.

Prindërit gjithashtu mund të shqetësohen se përdorimi i drogës nga të rinjtë do të shkaktojë probleme me ligjin dhe një varësi afatgjatë ndaj drogës. Duke ditur se fëmija juaj është duke përdorur drogë, edhe përballja me situatën mund të jetë sfiduese.

Cfarë nënkuptojmë me “drogë”?

Kur njerëzit flasin rreth “drogës” ato zakonisht nënkuptojnë substanca të paligjshme (ilegale), siç janë amfetamina, kanabis, kokainë, ekstazia dhe heroinë. Është e rëndësishme për të kujtuar që drogat e “ligjshme”– alkooli dhe duhani–janë ende shkaku më i madh i shkaktimit të dëmit të drogës në shoqërinë tonë. Së bashku me ilaçet, këto të dyja janë drogat që të rinjtë përdorin më shpesh.

Një studim i 2008 nga nxënësit e shkollave të mesme konkludoi se më shumë se 90% e 16–17 vjeçarëve kanë provuar njëherë alkool-in në jetën e tyre dhe dy të tretat e kanë përdorur atë në muajt e fundit. Pothuajse gjysma e kishte provuar pirjen e duhanit. Në krahasim, vetëm 22% nuk e ka përdorur asnjëherë kanabisin–droga e paligjshme më e përdorshme – dhe akoma më pak (2 deri në 7 %) nuk ka përdorur kurrë droga si amfetamina, ekstazi ose opiatët.

Eksperimentimi dhe presioni i shokëve

Pages: 1 2 3