e-ecura

Dëshmitë nënvizojnë rreziqet në lidhje me qëndrimin ulur–veçanërisht për një kohë të gjatë. Një studim i vogël, eksperimental, i publikuar muajin e fundit ka gjetur se ndërprerja e qëndrimit ulur me pushime ose me ecje, ul nivelin e glukozë-s ose të insulinës, e parë kjo ndërmjet 19 pjesëtarëve–ku të gjithë ishin mbipeshë ndërmjet moshave 45 dhe 65 vjeçare, por që nuk kishin diabet-in e llojit 2.

Në fakt, rezultatet treguan se bërja e një pushimi 2 minutësh, që të ngriheni dhe të ecni përreth pas çdo 2o minutash, zvogëlonte rrezikun e rritjes së glukozës dhe insulinës në 30%.

Në mënyrë interesante, përmirësimet në studim ishin të njëjta, pavarësisht nga fakti nëse pjesëmarrësit ishin duke ecur me intensitet të ulët (një shëtitje) apo me intensitet të moderuar (duke synuar për 6,4 km/orë).

“Hiqni dorë nga qëndrimi ulur”, është një nga elementët që thotë autori, David Dunstan, drejtori i laborator-it të aktvitetit fizik në divizionin e metabolizmit dhe obezitet-it. Ai dhe kolegët e tij janë duke hetuar ndikimin e rregullt të ndërprerjes së periudhave të qëndrimir ulur me periudha të shkurtra të ecjes në këmbë.

Profesor Dunstan thotë se tkurrja e muskujve është i përfshirë në rregullimin e metabolizmit të glukozës dhe largimin e glukozës nga qarkullimi i gjaku-t, dhe ekipi ka mbledhur indet e muskujve dhe të yndyrave nga pjesëmarrësit në këtë studim, të cilat do të përdoren për kërkime të mëtejshme, në përpjekje për të kuptuar mekanizmin.

Kërkuesit thonë se ulja e glukozës dhe insulinës pas darkës “sugjerojnë edhe rritjen e ndjeshmërisë së insulinës dhe reduktimin e sekrecionit të insulinës”, dhe theksojnë se “sekrecioni i insulinës është reduktuar, në përputhje me ruajtjen e funksionit të qelizave beta të pankreasit” (qelizat Beta janë qeliza që prodhojnë insulinëpankreas).

Pages: 1 2