E ftohura e zakonshme

E ftohura e zakonshme është një infeksion, kryesisht i hundës dhe fytit, që shkaktohet nga virusi. Zakonisht ajo zgjat një javë dhe nuk shkakton sëmundje serioze tek njerëzit e shëndetshëm.

Si është konkretizuar?

Një sërë virusesh të ndryshme shkaktojnë të ftohurën, por rinovirus-i është shkaku më i zakonshëm. Virusi që është shumë infektiv, transmetohet nga një personi tek tjetri nëpërmjet kollitjes dhe teshtitjes. Ai gjithashtu, mund të transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë.

Cilat janë simptomat?

Zakonisht do të përjetohen lotimi i syve dhe rrjedhja e hundëve. Personi mund të kollitet, të teshtijë ose të ketë dhimbje të fytit. Disa njerëz gjithashtu, përjetojnë dhimbje të kokës ose temperaturë.

Trajtimi i të ftohurës së zakonshme

  • Pushimi ndihmon trupin që të luftojë të ftohurën;
  • Konsumimi i lëngjeve ndalon dehidratimin. Shmangni konsumimin e kafes dhe alkool-it;
  • Përdorimi i ilaçeve ndihmon në uljen e temperaturës dhe lirimin e dhimbjeve të kokës. Megjithatë nëse jeni me diabet ose me presion të lartë të gjaku-t, duhet gjithmonë të kontrolloni me mjekun ose farmacistin konsumimin e ilaçeve. Mos i jepni asnjëherë aspirinë fëmijëve;
  • Konsultohuni me mjekun dhe përdorni spraj për hundët;
  • Për shkak të së ftohurës, ilaçet e kollës nuk janë efektive në trajtimin e kollës. Disa përzierje mund të ndihmojnë, por nuk janë të këshillueshme për fëmijët. Ndiqni me kujdes çfarëdolloj instruksioni;
  • Antibiotikët nuk jepen për ftohjet, sepse ftohjet nuk janë shkaktuar nga viruset. Antibiotikët nuk janë efektivë ndaj viruseve.

Kur duhet shkuar tek mjeku?

Shkoni tek mjeku, nëse ju ose fëmija juaj ka një nga simptomat e mëposhtme:

  • Temperaturë më të lartë se 38.5° C ose të dridhura;
  • Ngrirje të qafës;
  • Dhimbje të fortë koke;
  • Ndjeshmëri ndaj dritës;
  • Dhimbje kraharori;
  • Vështirësi frymëmarrjeje;
  • Të vjella;
  • Kollë të vazhdueshme;
  • Lodhje të pazakontë; ose
  • Dhimbje muskujsh.

Përveç kësaj, dërgojeni fëmijën tek mjeku, nëse ka:

  • Pjesën e sipërme të kokës të fryrë;
  • Nervozizëm të tepruar;
  • Humbje oreks-i;
  • Dhimbje veshi; ose
  • Qarje pa pushim.