Ekzema, e njohur si dermatit atopik, është një lloj inflamimi kronik i lëkurës (i vazhdueshëm ose i përsëritur). Njerëzit me ekzemë kanë një lëkurë të thatë, të irrituar dhe kruarje që kontribuojnë në një pjesë të madhe të ndryshimeve të lëkurës. Ekzema trajtohet duke shmangur irrituesit e lëkurës dhe duke përdorur zbutësit dhe hidratuesit e lëkurës ose kremrat.

Shmangia e irrituesve dhe alergjenëve

Është e rëndësishme që të shmangen të gjitha gjërat që përkeqësojnë ekzemën. Irrituesit e zakonshëm të mjedisit përfshijnë sapunët, shkumën në dush, shampot, leshin, najlonin dhe rërën. Polen-i, merimangat e pluhurave të shtëpisë, leshi i kafshëve dhe ilaçe të caktuara mund të përkeqësojnë ekzemën nëse ju jeni alergji-k ndaj tyre.

Nxehtësia e madhe mund ta përkeqësojë ekzemën tuaj, prandaj ajo duhet minimizuar. Gjithmonë lahuni me ujë të vakët  dhe jo me ujë shumë të nxehtë, shmangeni nxehtësinë dhe mos përdorni batanije me ngrohje. Ajri i kondicionuar dhe freskueset janë të nevojshme gjatë verës.

Zëvendësuesit e sapunit

Sapunët normalë përmbajnë alkalinë dhe kjo mund të shkaktojë tharjen e lëkurës tuaj. Sapunët dhe detergjentët që përmbajnë shampo duhet të shmangen dhe në vend të tyre duhet të përdoren zëvendësuesit e sapunëve dhe shampove.

Vajrat e larjeve në dush (p.sh. vaji Alpha Keeri dhe Derma Veen) mund të jenë të nevojshme, por duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi ato mund ta bëjnë larjen e rrëshqitshme. Vajrat gjithashtu janë të preferueshëm për t’u përdorur pas dushit, menjëherë në trupin e lagur dhe më pas duke e tharë trupin ngadalë me peshqir. Të pakësuarit e larjeve/dusheve gjithashtu mund të ndikojë pozitivisht në trajtimin e lëkurës së thatë.

Zbutësit dhe hidratuesit e lëkurës

Pages: 1 2 3 4