Çfarë është ekzema?

Ekzema (gjithashtu e njohur si dermatit) është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe në veçanti fëmijët. Simptomat kryesore janë skuqja, ënjtja dhe një lëkurë e kruajtshme. Ndonjëherë lëkura është shumë e inflamuar.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të ekzemave. Llojet më të zakonshme janë quajtur dermatit atopik.

Kur ndodh ajo?

Të gjitha pjesët e trupit mund të preken. Ekzema më shpesh është gjetur në zonat e quajtura “flexure”, ku lëkura mblidhet përsëri në vetvete, si: në pjesën e pasme të gjunjëve, bërrylave dhe prapa veshëve. Tek fëmijët e vegjël ajo shpesh ndodh në fytyrë dhe në skalp.

Çfarë e shkakton ekzemën?

Shkaku kryesor i ekzemë-s nuk është kuptuar plotësisht, por është menduar se shkaktohet nga kombinimi i një sërë faktorëve, si:  gjene të caktuara të trashëguara, të paturit e një sistemi imun shumë aktiv dhe të qenit të ekspozuar ndaj substancave të caktuara në mjedis. Në disa raste, ekzema është një lloj reaksioni alergji-k dhe shpesh ndodh në njerëzit që vuajnë nga astma. Shumë njerëz në të njëjtën familje mund të kenë probleme të njëjta. Tek njerëz të tjerë nuk ekziston asnjë lidhje e drejtpërdrejtë.

Cilat janë shkaqet e zakonshme të ekzemës?

Shumë gjëra mund të shkaktojnë shfaqjen e ekzemës. Këto mund të përfshijnë temperaturat ekstreme dhe irritimin nga disa produkte, siç është: leshi, rrobat sintetike, sapunët dhe detergjentët e fortë.

Ndonjëherë një alergji nga ushqime të caktuara (p.sh. qumështi i lopës), është shkaku për ekzemën. Megjithatë, alergjia nga ushqimi nuk është menduar që të jetë shkaku kryesor për ekzemën, por mund të jetë agravues sidomos tek fëmijët e vegjël.

Mjeku juaj do t’ju ndihmojë që të identifikoni shkaqet e shfaqjes të ekzemës së fëmijës tuaj, që ju duhet të përpiqeni që t’i shmangni. Është e rëndësishme që ju të flisni me mjekun, përpara se të provoni të eleminoni ushqime të caktuara nga dieta e fëmijës tuaj, që ju ndihmojnë.

Cilat janë komplikacionet e lidhura me ekzemën?

Pages: 1 2