Endoskopia

Endoskopi-a është një procedurë në të cilën mjeku shikon përmes një tubi të hollë të ndriçuar të futur brenda në trup për të dalluar strukturat e brendshme të trupit dhe për të gjetur nëse ka ndonjë sëmundje. Instrumenti i përdorur për këtë procedurë quhet endoskop. Në disa raste, endoskopi mund të përdoret edhe për të trajtuar sëmundjen, p.sh. kur është pajisur me një sondë të vogël elektrike dhe përdoret për të shkatërruar zonat me inde jo normale.

Tubi mund të jetë i sertë apo elastik me pajisje me fibër optik (fibrat optike) dhe me një kamera të vogël të atashuar në fund për të transmetuar pamjet.

Llojet e ndryshme të endoskopisë

Endoskopë të veçantë janë krijuar për pjesë të ndryshme të trupit. Shembuj të investigimeve që bëhen me anë të kalimit të një endoskopi nëpër një hapje natyrale, siç është goja ose anus-i, për të diagnostikuar ose për të parë gjendje të ndrtyshme përfshijnë sa më poshtë:

  • Gastroskopia – Për të parë stomaku-n apo ezofag-un. Përdoret për të kontrolluar ulçerë-n, për hemorragji apo tumor-e.
  • Kolonoskopia – Për të parë zorrën e trashë. Përdoret për të kontrolluar për tumore ose polipe dhe gjendje të tjera të zorrëve.
  • Bronkoskopia – Për të parë rrugët e kalimit të ajrit dhe indet e mushkërive. Përdoret për të larguar trupa të huaj, për të marrë kampione për diagnostikimin e kancer-it ose sëmundjeve të tjera të mushkërive dhe për të vlerësuar gjendjen e rrugëve ajrore duke ndjekur thithjen e tymit.
  • Cistoskopia – Për të parë fshikëzën e urinës. Përdoret për të kontrolluar për tumore, gurë dhe anomali të tjera.
  • Histeroskopia – Për të parë mitrën. Përdoret për të kontrolluar për ngjitje ose polipe dhe për të investiguar për hemorragji të tepërt menstrual-e.

Në llojet e tjera të endoskopisë çahet lëkura për të lejuar tubin të futet në zonën që duhet investiguar.

  • Arthroskopia - Për të parë brenda një artikulacion-i, siç është gjuri. Përdoret për të kontrolluar për shqyerje të ligament-eve ose kërc-eve të dëmtuar.

Pages: 1 2 3