Epilepsi-a është një gjendje relativisht e njohur në të cilën aktiviteti kimik dhe elektrik i trurit humbasin kordinimin e zakonshëm për një periudhë të shkurtër kohore. Kjo periudhë e aktivitetit të pakoordinuar të trurit quhet krizë, mungesë përshtatjeje ose konvulsion.

Epilepsia nuk është e vetmja arsye që dikush të pësojë krizë. Ethet, përdorimi i tepruar alkool-it, përdorimi i drogave ilegale, dëmtimet në kokë, infeksionet e trurit si meningjit-i dhe një numër kushtesh të tjera munden gjithashtu të shkaktojnë kriza. Megjithatë, epilepsia karakterizohet nga krizat dhe përsëritja e tyre.

Tipat e ndryshme të krizave

Epilepsia mund të shkaktojë tipe të ndryshme krizash. Ato mund të ndahen në mënyrë të përgjithshme në kriza të përgjithshme dhe kriza parciale. Krizat e përgjithshme vijnë nga aktiviteti elektrokimik anormal që prek të tërë trurin në të njëjtën kohë. Krizat parcial-e vijnë nga aktiviteti jonormal i një pjese të caktuar të trurit dhe që më tej mund të përhapet në pjesë të tjera të tij.

Pjesa e trurit që përjeton aktivitetin jonormal elektrokimik përcakton edhe simptomat që ka personi.

Simptomat më të përgjithshme të epilepsisë janë:

  • Gjëndja e ndryshueshme e koshiencës;
  • Lëvizjet jonormale të trupit;
  • Ndjenjat që ndryshojnë; dhe
  • Ndryshimet në sjellje.

Disa kriza janë të lehta dhe mund të mos vihen re nga të tjerët, ndërsa disa tipe të tjera krizash, kryesisht ato që ndikojnë në lëvizjet e trupit, kanë shenja të dukshme.

kriza

Krizat e përgjithshme

  • Krizat toniko-klonike, përfshijnë të tërë trurin dhe bëjnë që personi të humbë koshiencën. Në fillim të krizës personi mund të bërtasë. Trupi i tij tenton të ngurtësohet, ai bie në tokë dhe ka të dridhura. Ata mund të nxjerrin shkumë nga goja e të vjella dhe mund të humbin kontrollin e jashtëqitjeve. Kriza zakonisht zgjat disa minuta dhe në këto minuta mund të ketë edhe momente që edhe frymëmarrja ndalohet, gjë që sjell një mavijosje të lëkurës. Pas krizës personi mund të ndihet konfuz dhe i rrituar, mund të ketë dhimbje koke dhe muskujsh. Ata rrinë të përgjumur për disa orë dhe duan të flenë.

Pages: 1 2 3 4