Era e keqe e gojës - Halitoza (halitosis)

Era e pakëndshme e gojës ose halitoza është pak a shumë e zakonshme tek njerëzit e shëndetshëm, veçanërisht kur ato ngrihen nga gjumi. Për disa njerëz, era e keqe e gojës është një problem kronik, që prek ato personalisht, jetën sociale dhe të biznesit.

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës?

Pjesa më e madhe e halitozë-s e ka origjinën në gojë. Shkaku i zakonshëm është ndarja e grimcave të ushqimit nga bakteret. Goja përmban një sërë bakteresh, veçanërisht në pllakën e dhëmbëve, substanca që krijohen ndërmjet dhëmbëve që nuk janë pastruar rregullisht. Të çarat në sipërfaqen e gjuhës mund të përmbajnë edhe baktere që shkaktojnë erë.

Çfarë e përkeqëson erën e keqe të gojës?

Infeksionet në gojë përmbajnë edhe më shumë baktere, të cilat përkeqësojnë halitozën, veçanërisht gingiva-t. Dhëmbët që nuk pastrohen rregullisht mund të grumbullojnë një sërë bakteresh.

Goja e thatë – ku rrjedhja e pështymës është zvogëluar – mund të kontribuojë për frymën e keqe pasi pështyma ndihmon në pastrimin e gojës. Rrjedha e pështymës është reduktuar gjatë gjumit, duke çuar në “frymëmarrje të keqe në mëngjes”, e cila mund të jetë më keq nëse ju flini me gojën tuaj të hapur. Disa ilaçe dhe probleme me gjëndrrat e pështymës çojnë gjithashtu në gojën e thatë.

Cilat janë shkaqet e tjera të erës së keqe të gojës?

Ndonjëherë disa ushqime që përmbajnë vajra të caktuara, siç janë hudhrat, qepët dhe pikantet do të prodhojnë një frymëmarrje të keqe. Personat që mbajnë dietë mund të kenë një frymëmarrje të keqe për shkak të ndryshimeve në metabolizëm.

Një pjesë e erës së keqe e ka origjinën nga hunda, fyti dhe pjesë të tjera të frymëmarrjes. P.sh. infeksionet e sinus-it (sinusit) dhe infeksionet e frymëmarrjes mund të çojnë në frymëmarrjen e keqe.

Duhanpirësit dhe ato që marrin ilaçe, mund të kenë një frymëmarrje të keqe. Ndonjëherë, njerëzit me sëmundjen e mëlçisë ose të veshkave, komplikacion-e të diabet-it ose probleme të frymëmarrjes, si rezultat kanë një erë të keqe të gojës, por kjo nuk është  e zakonshme.

Pages: 1 2