Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Ethet e barit

Informacion i përgjithshëm

Ethet e barit (rinit alergjik) mund të jetë sezonal, gjatë pranverës, ose të ndodhë gjatë gjithë muajve të vitit. Është e rëndësishme për të parandaluar dhe trajtuar ethet e barit për shkak se mund të ndikojnë në punën tuaj, fjetjen ose të mësuarit. Ethet e barit janë të lidhura kryesisht me shkaktarë ose alergjen-ë, si polen-i, qimet e kafshëve dhe pluhuri i merimangave. Ethet sezonale të barit mund të shfaqen kur ka nivele të larta të polenit, si në mëngjes ose në mbrëmje, ose në mot të nxehtë dhe të lagësht. Ethet e barit gjithashtu mund të shkaktohen nga përdorimi i kimikateve të caktuara në punë. Nëse pjesëtarët e familjes vuajnë nga alergji-të, astma ose ekzema ju do të jeni më shumë të prekur ndaj etheve të barit. Adoleshentët kanë më shumë mundësi për të përjetuar ethet e barit dhe ajo përmirësohet me kalimin e moshës. Simptomat mund të jenë të njëjta me ato të të ftohurit dhe ato përfshijnë kruajtjet e hundës, qiellzën (qiellza) e gojës, sytë, të teshtiturat, hundë të bllokuara ose që rrjedhin, dhimbje ose skuqje të fytit, sy që lotojnë. Flisni me farmacistin ose doktorin nëse nuk jeni të sigurt. Simptomat mund të përkeqësohen, edhe pse nivelet e alergjen-it janë të njëjta, dhe kjo është arsyeja se pse shumica e njerëzve do të ankohen për përkeqësimin e tyre gjatë gjithë sezonit.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun  familjes

  • Nëse keni vështirësi në frymëmarje, kollë ose gulçim, pasi kjo mund të jetë astmë;
  • Nëse keni gjëndra të fryra, temperaturë ose dhimbje koke të vazhdueshme, mund të keni një infeksion;
  • Nëse keni një shkarkesë të verdhë nga sytë ose hunda juaj, ose rrjedhje gjaku nga hundët;
  • Nëse vetëm njëra anë e hundës ose e syrit është e prekur;
  • Nëse keni pengim të vazhdueshëm të hundës;
  • Nëse veshët ose sinus-et tuaja dhembin (rreth mollëzave tuaja);
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, disa ilaçe për ethet e barit mund të jenë të përshtatshme;
  • Nëse keni një gjendje tjetër mjekësore, si p.sh. astmë ose merrni ilaçe të tjera;
  • Nëse keni alergji nga medikamentet;

Pages: 1 2