Ethet e gjëndrave

Ethet e gjëndrave (të njohura si mononukleozë infektive) janë sëmundje infektive të shkaktuara nga një virus që quhet Epstein-Barr (EBV). Ethet e gjëndrave janë  një sëmundje e zakonshme që quhet edhe “sëmundja e puthjes” sepse virusi përhapet nëpërmjet pështymës dhe shpesh prek adoleshentët e të rriturit në moshë të re.

Simptomat e etheve të gjëndrave

Simptomat e etheve të gjëndrave, që zakonisht duken 4-8 javë pas infektimit me EBV, përfshijnë:

  • Dhimbje fyti;
  • Zmadhim të gjëndrave limfatik-e (zakonisht në qafë);
  • Ethe;
  • Lodhje;
  • Bajame të fryra;
  • Dhimbje koke;
  • Djersitje gjatë natës;

Këto janë simptomat e zakonshme tek adoleshentët dhe të rriturit në moshë të re, që kanë ethe të gjëndrave. Të rinjtë e prekur me ethe të gjëndrave, shpesh nuk kanë simptoma ose kanë fare pak prej tyre.

Simptoma të tjera

Ndonjëherë mund të keni skuqje të lehtë të lëkurës, nga përdorimi i gabuar i antibiotikëve (amoxicillin dhe ampicillin) pasi simptomat janë shumë të ngjashme me atë që shkakton infeksioni bakterial i grykëve.

Në rreth 50% të njerëzve me ethe të gjëndrave, shpretka (një organ i madh që gjendet në anën e majtë, lart abdomen-it) fillon dhe zmadhohet. Një shpretkë e zmadhuar nuk shkakton simptoma, por në raste të pakëta ajo mund të ndërpresë funksionin.

Disa raste të etheve të gjëndrave mund të shoqërohen edhe me inflamacion të mëlçisë dhe verdhëz (zverdhje e pjesës së bardhë të syve dhe lëkurës).

Shkaku

Ethet e gjëndrave shkaktohen nga një infeksion, me virusin Epstein-Barr (EBV). Virusi transmetohet nëpërmjet pështymës dhe mund të kalohet nga personi në person nëpërmjet puthjes. Mund të përpahet edhe përmes teshtimës, kollitjes dhe përdorimit të përbashkët të enëve të ngrënies ose pirjes.

Shumë të rritur ekspozohen gjatë jetës së tyre me EBV dhe janë imunë ndaj etheve të gjëndrave. Pjesa më e madhe e njerëzve  infektohen me EBV kur janë të vegjël dhe përjetojnë pak ose nuk përjetojnë simptoma, kjo bën që ata të mos shqetësohen nëse ekspozohen ndaj kësaj sëmundjeje.

Testet

Pages: 1 2 3