Disa nga faktorët e lidhur me demencë-n mund të menaxhohen nëpërmjet ndryshimeve të jetesës ose trajtimeve mjekësore të përshtatshme.

Faktorët kardiovaskular të rrezikut

Infarkt-et e trurit, sëmundja e zemrës dhe hipertension-i rrisin rrezikun e sëmundjes Alzheimer (sëmundja Alzheimer) dhe të demencës vaskulare. Edhe duhani është një faktor rreziku.

Diabeti

Studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se diabet-i rrit rrezikun e sëmundjes Alzheimer me 65%. Rreziku mund të reduktohet nëpërmjet menaxhimit të kujdesshëm të diabet-it me mjekime dhe mbajtjen e një niveli të shëndetshëm të glukozë-s në gjak.

Kolesteroli i lartë

Kolesterol-i është esencial për funksionin e trurit – është një komponent i qelizave të membranë-s (strukturës që është afër qelizave nervore) dhe është thelbësor për riparimin dhe përmirësimin e lidhjeve të reja ndërmjet qelizave nervore. Megjithatë, studimet kanë treguar se, niveli i lartë i kolesterolit mund të rrisë rrezikun e sëmundjes Alzheimer. Studimet e mëvonshme kanë treguar se ilaçet që ulin nivelin e kolesterolit mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

Nivelet e larta të homocisteinës

Disa studime kanë zbuluar se niveli i lartë i homocisteinës është i lidhur me një rritje të sëmundjes Alzheimer dhe të demencës. Vitamina B kompleks dhe folatet ndihmojnë në reduktimin e niveleve të homocisteinës.

Faktorë të tjerë rreziku

Disa faktorë rreziku që shkaktojnë demencën janë të lidhur me elementë gjenetikë të trashëgueshëm ose me ngjarje të së shkuarës, p.sh. gjenet e lidhura me sëmundjen Alzheimer, historitë familjare dhe dëmtimet e kokës.

Gjenet e lidhura me sëmundjen Alzheimer

Një gjen i quajtur, apo-lipoproteinë E ka qenë lidhur me një rritje të rrezikut të fillimit të sëmundjes Alzheimer.

Apo-lipoproteinë E (APOE) mban dhe tejçon kolesterol në qeliza nervore dhe e përdor atë për të përmirësuar lidhjet e reja. Ekzistojnë katër variante të njohura të këtyre gjeneve. APOE 4 është menduar që rrit rrezikun e sëmundjes Alzheimer, ndërkohë që APOE 2 ka një ndikim mbrojtës.

Historia familjare

Pages: 1 2