Çfarë po bën fëmija juaj?

A po i drejtohet vetes me emër?
A po kacavirret nëpër shkallë dhe kthehet mbrapsht?
A po i bën jehonë asaj çfarë thonë të tjerët (veçanërisht ju dhe fëmijët e tjerë)?
A po kupton 10 herë më shumë nga sa mund të thotë me fjalë?
A po fillon të humbasë pamjen e një “foshnje” dhe po bëhet më elegant?
A po kërkon në mënyrë aktive lavdërime nga ju dhe nga kujdestarët e tjerë?
Ajo për të cilën nuk duhet të shqetësoheni janë problemet e të fjeturit.

Rreth moshës 18 muajsh fëmija juaj mund të fillojë të luftojë me ju në frontin e gjumit. Ai fillon të refuzojë të shkojë në shtrat e të flejë. Sado e dhimbshme që të jetë për ju, kjo është normale. Pjesërisht është refuzimi i tij për t’u kufizuar dhe pjesërisht është vendosmëria për t’i bërë gjërat sipas mënyrës së tij. Përgjigja është, merrni frymë thellë, qëndroni e qetë por po ashtu dhe e vendosur për të zbatuar rutinën e vendosur.

Si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj në këtë moshë?

Bëni vizatime dhe ngjyrosini së bashku me fëmijën për ta mësuar atë që të mbajë një laps. Shumica e fëmijëve të kësaj moshe do ta mbajnë lapsin me pëllëmbë dhe me gishtin e madh e dy gishtat e parë.

Luani lodra të thjeshta me zigzage për ta ndihmuar fëmijën tuaj të zhvillojë aftësitë bazë të zgjidhjes së problemeve si edhe koordinimin e dorës me syrin.

Inkurajoni lojën e çrregullt me rërë, ujë dhe ngjyra. Loja e çrregullt ndihmon zhvillimin njohës dhe krijues të fëmijëve sepse përfshin të gjithë shqisat pa pasur nevojë që fëmija të bëjë ndonjë gjë.

“Vajza ime preferon të luajë vetëm dhe nuk do të luajë me shoqet e saj”.

“Fëmijët nuk shfaqin ndonjë interes dhe aq të madh në lojën bashkë me fëmijët e tjerë deri sa të arrijnë rreth moshës 3 vjeç”, thotë psikologia Natalie King. “Në vend të kësaj, ata priren të angazhohen në atë që njihet si lojë paralele. Atje, ata luajnë pas apo në krah të njeri tjetrit. Juve u duket se po luajnë vetëm, por në qoftë se ata janë të kënaqur me këtë, lërini të qetë”.