Fibromyalgia

Fibromialgjia është një sindromë dhimbjeje kronike. Njerëzit me fibro-mialgji përjetojnë djegie ose dhimbje në zona të ndryshme të trupit, duke përfshirë nyjet. Ata janë gjithashtu të ndjeshëm nga prekjet, në zona të caktuara duke qenë super të ndjeshëm.

Shkaku kryesor i fibromialgjisë mbetet i panjohur, por është menduar se rezulton nga aktivizimi jo-normal i sistemit qendror të dhimbjes. Shkaqet për këtë aktivizim, përfshijnë shqetësime emocionale dhe ndoshta faktorë gjenetikë. Trazimet gjatë gjumit mund të jenë gjithashtu një faktor.

Nuk ka asnjë zgjidhje të vetme të thjeshtë për trajtimin e fibromialgjisë, por sëmundja nuk është progresive ose kërcënuese për jetën.

Në qoftë se ju keni qenë të diagnostikuar me fibromialgji, menaxhimi i gjendjes tuaj do të varet nga ashpërsia e simptomave tuaja, të cilat mund të variojnë nga shumë të buta dhe me raste në të rënda dhe të vazhdueshme.

Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë me shpjegime të ilaçeve dhe sugjerime të menaxhimit, por fibromialgjia është një gjendje në të cilën vetëmenaxhimi luan rolin kyç. Ekzistojnë përfitime të mëdha, nëse arrini të krijoni një strategji për menaxhimin e simptomave.

Fushat e vetëmenaxhimit

Të ushtruarit

Të ushtruarit në mënyrë të rregullt është shumë e rëndësishme nëse ju keni fibromialgji. Pavarësisht se të ushtruarit është i dhimbshëm fillimisht, me kalimin e kohës ju mund të bëheni të aftë aerobikisht edhe pse ajo mund t’ju marrë më shumë kohë për ta arritur këtë sesa dikush që nuk ka fibromialgji.  Qëllimi juaj duhet të jetë për t’u ushtruar për të paktën 30 minuta në ditë, 3 deri në 4 herë në javë. Ushtrimet me ndikim të ulët, të tilla si: ecje, noti apo biçikleta janë ideale. Programi juaj i të ushtruarit duhet të përfshijë gjithashtu shtriqjen dhe forcimin, të cilat janë të dobishme në menaxhimin e fibromialgjisë.

Menaxhimi i stresit

Pages: 1 2