Norfloxacin, F.C Tablet  400 mg.

Çfarë është Fluseminali dhe për çfarë përdoret

Fluseminali ёshtё njё medikament i emёrtuar norfloxacin. Ēshtё njё antibiotik qё vepron kundёr njё game tё gjerё bakteresh. Fluseminali pёrdoret kundёr infeksioneve tё traktit urinar.

Pёrpara se tё pёrdorni Fluseminal

Mos pёrdorni Fluseminal nёse:

  • Keni mbindjeshmёri  ndaj norfloxacin apo ndonjё pёrbёrёsi  tjetёr tё Fluseminalit.
  • Gjatё shtatzёnisё  (shih “Shtatzёnia dhe ushqimi me gji”).
  • Keni patur reaksion ndaj njё medikamenti tё ngjashёm nё tё shkuarёn.
  • Pacienti ёshtё fёmijё.

Mos pёrdorni Fluseminal nё rastet e sipёr pёrmendura. Nёse keni dyshime konsultohuni me mjekun ose farmacistin  tuaj.

Kujdes nё pёrdorimin e Fluseminalit

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nёse :

  • Keni patur ndonjёherё konvulsion-e.
  • Keni vuajtur nga sёmundje qё shkaktojnё  konvulsione, p.sh. epilepsi.
  • Nёse vuani nga miastenia gravis qё shkakton dobёsim tё muskujve.
  • Ju apo pjestarё tё familjes vuani nga anemi-a e shkaktuar nga mungesa e G-6–PD .
  • Ju apo pjestarё tё familjes vuani nga aritmia.

Diarrea

Diarre-a ёshtё njё problem i zakonshёm qё mund tё shkaktohet nga antibiotikёt, problem i cili zgjidhet  me ndёrprerjen e antibiotikut. Mund  tё ndodhё qё gjatё pёrdorimit tё antibiotikut, te disa pacientё mund tё verifikohet gjak në jashtёqitje (me apo pa spazma stomaku), problemi mund tё vazhdojё edhe pas njё periudhe ndёrprerje tё antibiotikut. Nёse kjo ndodh konsultohuni me mjekun tuaj sa mё shpejt tё jetё e mundur.

Nёse pёrdorni ilaçe tё tjera

Vini nё dijeni mjekun tuaj nёse jeni duke pёrdorur apo keni pёrdorur sё fundmi medikamente tё tjera, pёrfshirё edhe ato ilaçe qё merren pa recetё. Kjo sepse disa ilaçe mund tё ndёrhyjnё nё veprimin e Fluseminalit ose anasjelltas. Disa medikamente mund tё reduktojne sasinё e pёrthithur tё Fluseminalit. Mos merrni asnjё nga medikamentet e listuara mё poshtё nё dy orёt nё vijim pasi tё keni pёrdorur Fluseminalin:

  • Antacidet – qё pёrdoren nё trajtimin e dispepsi-t ose urthit.
  • Sucralfate – qё pёrdoret nё trajtimin e ulçerё-s ose gastrit-it.

Pages: 1 2 3 4