Në qoftë se foshnja juaj nuk po ecën, tashmë ajo ka të ngjarë që t’i bëjë hapat e para të pavarura së shpejti. Në qoftë se jo, mos u shqetësoni. Disa foshnja plotësisht normale janë 17 ose 18 muaj para se të fillojnë të ecin.

Ju mund ta inkurajoni foshnjën tuaj të ecë duke qëndruar më këmbë ose në gjunjë përpara saj dhe duke zgjatur duart. Ose mbajeni nga të dy duart dhe bëjeni të ecë para jush. Në qoftë se ajo është si shumica e fëmijëve, foshnja juaj do t’i bëjë këta hapa të mëdhenj të parë me duart e shtrira anash (për të ruajtur drejtpeshimin) dhe do të përkulet mbi pëllëmbët me këmbët e hapura jashtë dhe barkun para përballë e të ndenjurat pas. Si gjithmonë, sigurohuni që foshnja juaj të ketë një mjedis të parrezikshëm në të cilin të praktikojë aftësitë e saj të reja. Asnjëherë mos e lini vetëm. Dhe mbajeni kamerën gati për të filmuar.

Mposhtja e pasigurisë së prindërve

Pothuaj çdo nënë e baba ndihet e pasigurt në lidhje me ndryshimin e drejtimit të tyre si prindër në një pikë apo në një tjetër. Përpiquni t’ju besoni instinkteve tuaja, por mbani mend gjithashtu se një pjesë e madhe nga aftësia juaj (dhe besimi) vjen nga përvoja dhe edukimi. Çdokush bën gabime hera herës, kështu ne mësojmë. Pyesni për gjërat për të cilat nuk jeni e sigurt çfarë të bëni. Me kohë, do të ndiheni më e sigurt në aftësinë tuaj për të njohur nevojat e foshnjës dhe se si t’i përmbushni ato. Ankth-i mund të mos largohet asnjëherë plotësisht, por kjo gjithashtu është pjesë e të qenit prind.

Pages: 1 2 3