Foshnjat mund të mbajnë mend fjalë të dëgjuara para lindjes

Studimet kanë treguar se ekspozimi i përsëritur i një “pseudo fjale” gjatë fazave të fundit të shtatzënisë shkakton reagimin e trurit të foshnjës ndaj saj.

Në qoftë se ju doni t’i flisni fetus-it që keni në bark, bëjeni këtë. Studimet tregojnë se foshnjat zhvillojnë një kujtesë të fjalëve që ata dëgjojnë shpesh para se të linden.

“Ne besojmë që kjo tregon se sa mirë përshtatet në këtë fazë truri ndaj tingujve. Kjo është një shenjë e të mësuarit shumë të hershëm të gjuhës ose përshtatjes me tingujt që ato dëgjojnë”, thotë Dr. Minna Huotilainen, docente në Qendrën Finlandeze të Ekselencës në Studimet Ndërdisiplinore të Muzikës në Universitetin e Helsinkit. “Një foshnjë e porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) nuk është një pëlhurë e zbrazët, por tashmë ka mësuar se si flasin nëna dhe pjesëtarët e tjerë të familjes”.

Mund të duket e habitshme që foshnjat mund të sjellin ndërmend tinguj që ata i kanë dëgjuar në barkun e nënës, veçanërisht duke marrë parasysh që truri i tyre po zhvillon ende lidhjet që i lejojnë ata të përpunojnë çdo gjë. Megjithatë ka shenja që fetuset kujtojnë tinguj.

“Tashmë ka disa prova që fetuset mund të mësojnë dhe që foshnjat mund të kujtojnë këngë ose pjesë të foluri nga periudha fetal-e”, thotë Huotilainen.

Studiuesit testuan memorien e fetuseve finlandeze duke i ekspozuar ata ndaj një fjale të vetme “tatat”, që nuk ka kuptim në gjuhën finlandeze.

“Kjo është një e ashtuquajtur pseudo fjalë, e cila është e rëndësishme për studimin. Ajo ka tre rrokje dhe ne e zgjodhëm këtë fjalë të gjatë, për ta bërë sfiduese për trurin e vogël të foshnjave për të gjetur ndryshimet dhe për t’u dhënë atyre një diçka të vështirë për të mësuar”, thotë Huotilainen. “Një fjalë e tillë mund të ekzistonte në finlandisht. Ajo u bindet të gjithë rregullave të gjuhës finlandeze”.

Pages: 1 2