Fruthi: Çfarë duhet të dini

Fruthi është një sëmundje infektive që prek kryesisht fëmijët. Ai shkaktohet nga një lloj virusi i quajtur paramyxovirus. Ai përhapet nga një fëmijë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtitjes dhe ndonjëherë puthjes.

Cilat janë simptomat e fruthit?

Simptomat do të fillojnë të shfaqen 10 deri në 14 ditë pas infeksionit të virusit të fruthit. Si fillim ato përfshijnë temperaturë, dobësi, humbje të urisë dhe sy të kruajtshëm. Hunda e fëmijës mund të ketë rrjedhje dhe fëmijët mund të humbin volumin e zërit, të kenë një kollë të thatë dhe të bezdisen nga drita. Nga dita e tretë, pika të bardha ose blu do të shfaqen në brendësi të gjuhës. Ato mund të kenë një rreth të hollë të kuq përreth. Këto janë quajtur pikat koplike. Në vazhdimësi të kësaj, skuqje të tjera do të shfaqen në lëkurë. Skuqja zakonisht fillon pas veshëve dhe përhapet në fytyrë, trup dhe më pas në krahë dhe këmbë.

Cili është trajtimi për fruthin?

Ashtu sikundër fruthi është shkaktuar nga një virus, trajtimi me antibiotikë nuk do të ketë efekt. Megjithatë, antibiotikët do të jepen nëse fëmija zhvillon një infeksion bakterial (siç është pneumoni-a ose infeksioni i veshit) si rezultat i të paturit të fruthit.

Mbajeni fëmijën tuaj shtrirë në krevat ose qetësisht në kolltuk. Meqenëse infeksioni do të zgjasë për 10 ditë, mos ftoni fëmijë të tjerë për të luajtur ose për ta vizituar atë.

Ofrojini fëmijës shumë pije të pastra, veçanërisht nëse ato kanë temperaturë. Mos u mërzisni nëse ndjeni se fëmija nuk është duke ngrënë pasi kjo është normale.  Megjithatë, është shumë e rëndësishme që ti jepni atyre për të ngrënë.

Kolla

Pages: 1 2 3