Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Fruthi

Informacion i përgjithshëm

Fruthi është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus. Ai është më shumë i zakonshëm tek fëmijët dhe përhapet nëpërmjet kollitjes, teshtitjes dhe ndonjëherë edhe të puthurës.

Pasi personi është infektuar nga virusi, zakonisht merr 10 deri në 12 ditë (por ndonjëherë mbi 21 ditë) që të zhvillohet (periudha e inkubacion-it).

Personi me fruth është i infektuar nga dita e parë e sëmundjes deri në 4 ditë pasi skuqja të jetë shfaqur. Fëmijët e infektuar duhen mbajtur larg shkollës për 4 ditë pas shfaqjes së skuqjes. Kontaktet me personin e infektuar që nuk është imun ndaj fruthit (p.sh. nuk ka qenë vaksinuar ose nuk ka patur fruth përpara) duhen përjashtuar deri në 14 ditë pas ditës së parë të shfaqjes së skuqjes.

Nëse nuk ka komplikacion-e, zakonisht sëmundja ikën për rreth 10 ditë.

Simptomat

Simptomat e para janë:

  • Temperatura;
  • Dobësia ose lodhja;
  • Humbja e oreksit;
  • Lodhja ose kruajtja e syve;
  • Bllokimi ose rrjedhja e hundëve;
  • Kolla e thatë;
  • Dhimbjet e fytit;
  • Ndjeshmëria ndaj dritës.

Dita 3: nga dita e tretë, pika të bardha në blu mund të shihen në brendësi të gojës, që mund të kenë një rreth të hollë të kuq përreth saj. Këto janë quajtur pika koplik dhe janë unike për fruthin.

Dita 3 në të 5: pas 3 deri në 5 ditë, fillojnë të duken skuqje të kuqe. Ato zakonisht fillojnë prapa veshëve dhe më pas përhapen në fytyrë, trup dhe më pas në krahë dhe këmbë. Skuqjet mund të jenë por edhe mund të mos jenë të kruajtshme. Kjo duket ndryshe me skuqjen e lidhur me linë e dhenve pasi nuk ka asnjë ndryshim në strukturën e lëkurës; skuqja është “nën” lëkurë. Fëmija në ditën e parë ose të dytë pasi skuqja ka filluar nuk ndihet mirë.

Komplikacionet

Fruthi zakonisht është një sëmundje serioze që mund të çojë në komplikacione në një të tretën e njerëzve të prekur. Komplikacionet përfshijnë infeksionet e veshit, pneumoni-në dhe fryrjet e trurit. Ndonjëherë fruthi mund të jetë fatal dhe mund të çojë në një dëmtim të përhershëm të trurit.

Pages: 1 2 3