Gastroenterit-et janë një infeksion i zorrës që shkakton të vjella dhe diarre.

Gastroenteritet më së shumti shkaktohen nga viruset, por ato mund të shkaktohen edhe nga infeksionet me baktere dhe parazitët. Shkaku më i zakonshëm i gastroenteriteve tek fëmijët është rotavirusi.

Cilat janë simptomat e gastroenteriteve?

Ashtu si në rastet e diarre-së (feçe të ujshme dhe të shpeshta) dhe të të vjellave, fëmijët mund të kenë edhe ethe dhe dhimbje abdominale.

Shqetësimi kryesor është se fëmijët me gastroenterite mund të dehidratohen sepse ata humbasin shumë lëngje gjatë të vjellave dhe diarre-së. Kjo ndodh më shumë tek bebet dhe fëmijët e vegjël.

Simptomat kryesore të dehidratimit janë etja dhe mos urinim i shpeshtë. Shenjat e dehidratimit mund të përfshijnë tharje goje dhe sy të futur brenda. Shenjat e një dehidratimi të rëndë përfshijnë gjendjen e gjumit, humbjen e vëmendjes, frymëmarrjen e shpejtë, ftohjen e duarve dhe këmbëve.

Diagnoza

Edhe sëmundje të tjera mund të sjellin të vjella e diarre, kështu që është e rëndësishme që fëmija të kontrollohet nga mjeku. Mjeku duhet të bëjë historikun e sëmundjes dhe të ekzaminoj fëmijën. Ai duhet të marrë një mostër për ta çuar në laborator për analiza.

Trajtimi i gastroenteriteve

Fëmijët me gastroenterit të lehtë mund të marrin kujdesin mjekësor edhe në kushte shtëpie. Trajtimi kryesor është që fëmija të vazhdojë të marrë lëngje për të zëvendësuar ato që humbet gjatë të vjellave dhe diarre-së, si dhe të mirëmbajë kërkesat e zakonshme të trupit për lëngje.

Lëngjet e përshtatshme janë qumështi i gjirit, lëngjet orale rihidratuese (p.sh. Gastrolit, Repalit, Hidralit, Pedialit), ose lëngjet e pastra si lëngjet e frutave por që janë prodhuar në mënyrë të përshtatshme. Është mjeku ai që këshillon tipin e lëngjeve dhe sasinë e marrjes së tyre sipas rastit.

Fëmijët me gastroenterite të shpeshta mund të mbahen në gjendje spitalore për të marrë lëngje nëpërmjet tubave nazogastrikë (tub nazogastrik) ose lëngjeve intravenoz-e (nëpërmjet një gjilpëre në venë).

Pages: 1 2