Gërhitja gjatë shtatzënisë

A e rrëzoni shtëpinë çdo mbrëmje me simfoninë tuaj nokturne të hundës? Ja se çfarë duhet të dini lidhur më gërhitjen gjatë shtatzënisë dhe çfarë mund të bëni ju.

Gërhitja, madje edhe në qoftë se nuk e keni bërë asnjëherë më parë në jetën tuaj, është mjaft e zakonshme gjatë shtatzënisë në një nga tre gra shtatzëna. Ajo shpesh është shkaku kryesor i ndërprerjes së gjumit (dhe gjumit të çdokujt që fle në një dhomë me ju), gjë që do të thotë që ju e partneri juaj jeni të vëmendshëm për atë çfarë mund të bëhet lidhur me këto zhurma të larta të natës.

Çfarë e shkakton atë

Fajtorët më të mundshëm të simfonisë tuaj gjatë kohës së gjumit janë ngjeshja e hundës e shkaktuar nga shtimi i hormoneve të shtatzënisë që shkaktojnë ënjtjen te membranat mukoze në hundë dhe shtimi i tepërt në peshë që jep si rezultat inde shtesë rreth kokës dhe qafës. Që të dyja janë të zakonshme në shtatzëni.

Çfarë nevojitet të dini?

Zakonisht gërhitja gjatë shtatzënisë është më shumë një bezdi se sa ndonjë gjë tjetër. Megjithatë në disa raste gërhitja është një tregues i diabet-it të shtatzënisë (kështu që sigurohuni që të bëni testin e monitorimit të glukozë-s). Ajo gjithashtu mund të jetë një shenjë e apne të gjumit, një çrregullim që mund t’ju privojë juve dhe foshnjën nga oksigjeni (në veçanti në tremujorin e tretë dhe tek gratë të cilat janë mbi peshë) dhe ju ve në rrezik më të madh për komplikacion-e duke përfshirë preklampsi. Ja sepse është e rëndësishme t’ia bëni të ditur mjekut në qoftë se jeni duke gërhitur më shumë se zakonisht.

Çfarë duhet bërë

  • Ngjisni një shirit në hundë gjatë gjumit;
  • Përpiquni të përdorni një lagështues në dhomën tuaj të gjumit për natën;
  • Përpiquni të flini anash (ana e majtë është më e mirë për qarkullimin e gjakut);
  • Shtoni jastëkët e përpiquni të flini me kokën paksa të ngritur;
  • Kujdesuni për kaloritë që merrni dhe sigurohuni që pesha shtesë të mos ndikojë në gërhitje.

Pages: 1 2