Shumë fëmijë të vegjël kanë kthim të gishtave të këmbëve nga poshtë, që në anglisht ka termin intoeing, ose “pigeon toes” (gishtpëllumbi), një gjendje në të cilën këmba kthehet poshtë.

Në shumicën e rasteve gishtpëllumbi korrektohet vetë me rritjen e fëmijës kur ai fillon të ecë. Por në disa fëmijë nuk përmirësohet dhe ka nevojë për trajtim.

Edhe kur nuk përmirësohet tërësisht, gishtpëllumbi zakonisht nuk zhvillon probleme serioze. Nuk shkakton artrit ose ngathtësi. Për shkak të harkut që merr këmba, disa fëmijë mund të kenë probleme në gjetjen e këpucëve të përshtatshme. Zakonisht nuk bëhet trajtim. Këpucët speciale dhe lidhëset e ndryshme janë të shtrenjta dhe nuk e zgjidhin problemin.

Gishtpëllumbi tek fëmijët vjen për shkak të problemeve me shputat e këmbëve ose me kockat në këmbë ose edhe lart në gju.

Disa bebe lindin me një hark në shputë, ndoshta kur për shkak të pozicionit të tyre për disa muaj në uterus (mitra). Ky hark zakonisht ikën shpejt, por ndonjëherë duhen ushtrime të rregullta dhe përdorimi i pajisjeve speciale për ta sjellë këmbën në pozicionin natyror.

Tek disa bebe kocka në pjesën e poshtme të këmbës (tibia) ose në këmbën e sipërme (femuri) nuk është shumë e drejtë dhe ka një kthesë, që sjell gishtpëllumbin. Përsëri theksohet se nuk ka nevojë për trajtim për shumicën e fëmijëve të prekur. Në pak raste bëhet operacion për të drejtuar kockat e përthyera të këmbës.

Nëse shputa e këmbës së bebes duket e kthyer lehtë mos u shqetësoni. Por nëse problemi vazhdon edhe pse bebja është aktive, kërkoni ndihmë mjekësore. Edhe pse në më të shumtën e rasteve gjendja është “shiko dhe prit”, okazionalisht diçka duhet bërë.