Gjakrrjedhja nga hundët

Rrjedhja e gjaku nga hundët (i njohur gjithashtu si epistaksi) është një problem i zakonshëm. Përmasa e gjakrrjedhjes mund të ndryshojë nga e lehtë në të bollshme.

Çfarë e shkakton derdhjen e gjakut nga hundët?

Shumica e gjakut nga hundët vjen nga pjesa frontale e septum-it nazal (indi që ndan hundën), i cili ka shumë enë gjaku. Nëse kjo zonë brenda hundës irritohet nga infeksioni, kapja e hundës ose nga tharja, rezultati do të jetë rrjedhje gjaku nga hundët. Këto gjakderdhje që janë të shkaktuara nga tharja e membranë-s së hundës shfaqen zakonisht në zona të thata ose në muajt e dimrit kur ajri është më i thatë.

Më pak të zakonta janë rrjedhjet e gjakut nga hunda që vijnë nga zona e pasme e hundës. Këto lloj rrjedhjesh zakonisht ndikojnë në njerëzit më të moshuar, dhe shpesh rrjedhja e gjakut është më e vështirë për t’u kontrolluar.

Ekzistojnë gjithashtu edhe një numër mjekimesh që mund t’i bëjnë njerëzit më dyshues ndaj rrjedhjeve të gjakut nga hunda. Këto përfshijnë:

  • Mjekimet si për shembull varfarin;
  • Disa lloje aspirinash; dhe
  • Lloje të ndryshme mjekimesh anti-inflamatore.

Ftohjet dhe gripi shpesh mund të rrisin incidencë-n e rrjedhjeve të gjakut dhe në muajt e ftohtë ka luhatje në temperaturat e nxehta dhe të ftohta—veçanërisht në rastet e të qëndruarit jashtë dhe më pas hyrja e menjëhershme në ndërtesa të ngrohta. Kjo mund të nxisë në shumë njerëz rrjedhjen e gjakut nga hunda.

Raste të njohura të rrjedhjes së gjakut nga hundët

  • Infeksion në membranat hundore;
  • Kapja e hundës;
  • Infeksione respirator-e;
  • Trauma;
  • Alergji dhe temperaturë nga kashta;
  • Objekte të huaja në hundë (e cila shihet zakonisht tek fëmijët);
  • Tension i lartë;
  • Shtrëngimi nga kapsllëku;
  • Mjekime si “holluesit e gjakut” (p.sh. varfarin);
  • Doza të larta alkooli-;
  • Disa lloje tumor-esh; dhe
  • Çrregullime të trashëguara gjaku.

Ndihma e parë për rrjedhjen e gjakut nga hundët

Pages: 1 2 3