Gjashtë këshilla për prindërit që rrisin fëmijë me shpërqendrim dhe hiperaktivitet

Kur një çift mësoi se fëmija i tyre pesë vjeçar ishte i shpërqendruar dhe hiperaktiv, nuk deshën ta besonin këtë. Kur fëmija ishte në shkollë, “ai qe i potershëm, nuk mundej të qëndronte në një vend, vinte vërdallë duke ndihmuar këdo”. Por për prindërit e tij këto ishin shenja të shkëlqimit dhe kuriozitetit, dhe jo simptoma të mungesës së vëmendjes, impulsiv-itetit dhe hiperaktivitetit.

Ekspert-ët u thanë atyre: “Ju nuk e kuptoni, por këto nuk janë të zakonshme për një fëmijë 5 vjeçar”.

Pasi ua shpjeguan çrregullimin, çiftit iu desh një kohë e gjatë për ta pranuar. Si rezultat i kësaj sëmundje, prindërit shpesh përballen me zënka, shpërthime të zemërimit, me vetëvlerësim të ulët dhe me probleme në shkollë. Fëmijët shpesh mbërthehen nga problemet në shkollë, harresa dhe mungesa e organizimit. Sëmundja i bën ata shpesh të jetojnë vetëm të tashmen. Por në qoftë se ju nuk mësoni nga e kaluara, nuk mund të keni vizion për të ardhmen. Gjithashtu e gjithë kjo ka edhe momente të mira, siç mund të jenë përmirësimi i notave të fëmijës në shkollë.

Nga shkëmbimi i mendimeve të prindërve që kanë fëmijë me këtë sëmundje si edhe i mjekëve pediatër duhen pasur parasysh këto gjëra:

1. Jini të ndershëm me fëmijën tuaj të sëmurë

Asnjëherë mos mendoni ta mbani të fshehur këtë gjë nga fëmija. I tregoni atij saktësisht se çfarë ndodh me të. Fëmija nuk ka asnjë faj që është i sëmurë. Kjo sëmundje shkaktohet nga një çrregullim në tru, e cila bën që ai të ketë probleme me përqendrimin, aftësinë për të kryer detyrat ose planifikimin e të ardhmes. Është shumë e rëndësishme që të jemi të ndershëm me fëmijën tonë. Ai me të vërtetë ka nevojë të kuptojë se kjo gjë është vetëm njëra pjesë e tij, të cilën ai duhet të mësohet ta kontrollojë.

2. Mos i shndërroni problemet e lidhura me këtë sëmundje në probleme të karakterit

Pages: 1 2 3