kujdesi-gjirit

Diagnostikimi i hershëm është shansi më i madh i një mbijetese afatgjatë të kancer-it të gjirit. Mjekët tani janë duke rekomanduar tri hapa shqyrtimi të kancerit të gjirit, përpara se të përhapet në pjesë të tjera të trupit.

Hapat e planit të shqyrtimit

1. Vetë-ekzaminimi i gjirit (BSE)

Duhet ta bëni çdo muaj këtë ekzaminim, menjëherë pas periodave tuaja. Nëse nuk jeni të sigurt sesi ta bëni, pyesni mjekun ose infermieren tuaj për t’ju mësuar për të kryer vetë-ekzaminimin. Shikoni gjithashtu udhëzimin “Sesi të bëni vetë-ekzaminimin e gjirit” nga Instituti i Kancerit të Gjirit NSW.

Ndërkohë që familjarizoheni më shumë me pamjen dhe me të ndjerit e gjinjve tuaj, do të jeni më në gjendje që të vini re ndryshimet dhe parregullsitë. Por mbani mend, ndryshimi nuk nënkupton domosdoshmërisht që diçka është gabim–periodat tuaja, ndryshimet e peshës dhe mosha, ndërmjet shumë faktorëve të tjerë, mund të shkaktojnë ndryshim në indet e gjinjve. Kontrolloni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë shqetësim.

2. Ekzaminimi klinik i gjirit

Mjeku juaj mund t’ju bëjë një sërë pyetjesh rreth vetë-ekzaminimit, historive familjare të kancerit të gjirit ose nëse keni qenë shtatzënë apo keni bërë ndonjë lloj kirurgji-e të gjirit.

Ai më pas do të bëjë një ekzaminim të gjirit, në pothuajse të njëjtën mënyrë sikundër ju bëni vetë-ekzaminimin.

Efektiviteti i ekzaminimt klinik të gjirit është akoma nën diskutim, por ekzistojnë dëshmi se ky lloj ekzaminimi ka qenë i suksesshëm në zbulimin e kancerit që nuk është zbuluar nëpërmjet mamografisë tek gratë që nuk kanë simptoma të kancerit të gjirit. Pyesni mjekun tuaj për ta bërë këtë ekzaminim vjetor.

3. Mamografia

Mamografi-a është një pamje e rrezeve X të gjirit. Gjiri ngjeshet ndërmjet rrezeve X për disa sekonda dhe një foto marret së pari nga lart dhe pastaj anash. Në shumicën e grave kjo do të shkaktojë vetëm një siklet të lehtë, por është me vlerë pasi mamografia mund të zbulojë disa kancera që janë shumë të vegjël, saqë shpesh janë shumë të vështira për t’i ndjerë.

Pages: 1 2