Shkencëtarët akoma nuk e dinë saktësisht arsyen se përse ne flemë gjumë, gjithashtu gjumi është shumë esencial për shëndetin tonë. Prandaj, çfarë ndodh pasi ne mbyllim sytë dhe biem në gjumë?

Gjumi, në vend të të qenit një gjendjeje uniforme, ka 2 faza dalluese: gjumin e lëvizjes së shpeshtë të syve (REM) dhe gjumin e lëvizjes jo të shpejtë të syve. Gjumi jo–REM, mund të ndahet në 4 faza gradualisht të bashkueshme. Shkencëtarët gjatë periudhës së gjumit, zakonisht kanë nën studim aktivitetin elektrik të trurit, që matet me EEG (Elektroencefalogram). Fazat e ndryshme të gjumit kanë karakteristika e tyre dhe duken ndryshe në EEG, siç tregohen edhe në tabelën më poshtë.

Fazat e gjumit
Fazat e gjumit Karakteristikat EEG (Elektroencefalografi-a)
Faza 1 jo – REM Gjumë i lehtë
  • Tranzicion midis gjumit dhe zgjimit;
  • Personi zgjohet lehtë;
  • Mendime të rrufeshme;
  • Sytë lëvizin ngadalë;
  • Zvogëlim i aktivitetit të muskujve.
Faza 2 jo – REM Gjumë i lehtë
  • Lëvizja e syve ndalon;
  • Ëndrra të shpejta.
Faza 3 jo – REM Gjumë i thellë
  • Temperatura e trupit bie;
  • Është e vështirë që personi të zgjohet.
Faza 4 jo-REM Gjumë i thellë
  • Temperatura e trupit bie edhe më shumë;
  • Përdorimi i energjisë së trurit bie;
  • Toni i muskujve zvogëlohet pak.
REM
  • Sytë lëvizin me shpejtësi përpara dhe prapa (qepallat e syve të mbyllura);
  • Ndodh pjesa më të madhe e ëndrrave;
  • Rritet norma e zemrës dhe presioni i gjakut;
  • Gjymtyrët e muskujve janë të paralizuar;
  • Truri është shumë aktiv dhe përdor shumë energji.
(REM = Lëvizje e shpejtë e syve)

Gjumi REM ndodh rreth 90 minuta gjatë natës, dhe periudha REM zgjatet me përparimin e natës, ndërkohë që koha e shpenzuar në fazat jo–Rem 3 dhe 4 zvogëlohet.

Gjatë një nate, të rriturit kalojnë rreth 20% të kohës në gjumin REM dhe 80% në gjumin jo–REM. Foshnjat kalojnë të paktën gjysmën e kohës që janë në gjumë, në gjumin REM, por ky proporcion zvogëlohet me maturimin e fëmijës. Nga fëmijëria e vonë e më tej, vetëm 20% e natës është kaluar në gjumin REM.

Përfitimet e gjumit

Pages: 1 2 3