gjumi-shum

Ndikimi që ka sasia e gjumit që një person merr me humbjen ose fitimin e peshës, është marrë në konsideratë kohët e fundit. Një studim pati nën mbikqyrje 15 meshkuj dhe 15 femra të moshës të tretë me masë trupore mesatare të shëndetshme. Kërkuesit ekzaminuan balancën e tyre energjike (energji/kalori brenda dhe e kundërta energji/kalori jashtë) pas cikleve të shkurtra ose të rregullta të gjumit.

Gjysma e grupit fjeti shumë pak, me një reduktim prej 4 orë çdo natë, për 5 ditë rresht, dhe më pas për 9 orë çdo natë. Modelet e gjumit në gjysmën tjetër ishin në mënyrë të kundërt. Gjatë kësaj kohe, marrja ditore e ushqimit të tyre ishte matur, siç ishte matur edhe shpenzimi i energjisë së tyre (kalorive), duke përdorur një etiketim të dyfishtë të metodës me ujë.

Ndërkohë që, të fjeturit në cikle shumë të shkurtra, bënte që pjesëmarrësit të konsumonin më shumë ushqime energjike, paçka se shpenzimi i energjisë së tyre ditore mbetej i njëjtë. Rritja e konsumimit të energjisë kryesisht ishte e përbërë nga yndyrat e ngopura. Dallimi ishte mjaft i rëndësishëm – rreth 300 kalori (1250kj) në ditë.  Ato, pavarësisht se kjo ishte në një kohë të shkurtër, flinin më pak sesa sasia e rekomanduar e gjumit, rrisnin rrezikun e obezitet-it dhe të sëmundjes koronare të zemrës. Tashmë dihet se sasia e reduktuar e gjumit është e lidhur me obezitetin.

Kështu që, fjetja në sasinë e rekomanduar çdo natë (tetë ose nëntë orë) mundet gjithashtu që të parandalojë obezitetin.