Megjithëse çdo njeri mund ta marrë glaukoma, disa njerëz kanë një rrezik më të lartë, p.sh. nën një rrezik më të lartë janë njerëzit me:

  • Një histori familjare të glaukomës;
  • Diabet;
  • Migrenë;
  • Miopi;
  • Dëmtim të syve;
  • Presion të lartë të gjakut; ose
  • Përdorim në të shkuarën ose në të tashmen i ilaçeve me kortizon (steroideve).

Njerëzit në këtë grup duhet të kenë bërë kontrollin e tyre të parë të syve, jo më vonë se mosha 35 vjeçare. Për pjesën më të madhe të njerëzve rekomandohet kontrolli i syve për glaukomë rreth moshës 40 vjeçare.