Glaukoma: A mund të trajtohet

Nuk ekziston një kurë për glaukoma, ajo zakonisht mund të kontrollohet dhe humbja e mëtejshme e shikimit, mund të parandalohet ose të ngadalësohet.

Trajtimet përfshijnë:

  • Pikat në sy—këto janë format më të zakonshme të trajtimit dhe duhet të përdoren rregullisht. Në disa raste, jepen në përdorim edhe ilaçet. Pikat mund të variojnë sipas përshtatshmërisë së klientit dhe llojit të glaukomës.
  • Lazerin (laser trabeculoplasty)—përdoret kur pikat në sy nuk ndalojnë përkeqësimin e fushës së shikimit. Në shumë raste, pikat në sy duhet të përdoren pas lazerit. Lazeri nuk kërkon një qëndrim në spital.
  • Kirurgjinë (trabeculectomy)—zakonisht përdoret pasi pikat në sy dhe lazeri kanë dështuar në kontrollin e presionit të syve. Krijohet kështu një kanal i ri për largimin e lëngjeve nga sytë.

Trajtimet mund të ruajnë shikimin e mbetur, por nuk e përmirësojnë atë.