GlaukomaLlojet

Glaukoma kronike

Kjo është forma më e zakonshme e sëmundjes. Megjithatë edhe format e tjera ndodhin.

Glaukoma me tension të ulët ose normal

Herë pas here dëme nervore optik-e mund të ndodhin tek njerëzit me të ashtuquajturin presion normal të syve. Kjo formë e glaukomës është trajtuar në të njëjtën mënyrë si edhe glaukoma kronike.

Glaukoma akute ose me kënd të ngushtë

Glaukoma akute ndodh kur presioni brenda syrit rritet me shpejtësi. Shpeshherë një atak i glaukomës akute është shumë i rëndë. Njerëzit përjetojnë dhimbje, përzierje, vizion të turbullt dhe skuqje të syve. Ndihma e menjëhershme mjekësore duhet të kërkohet. Nëse trajtimi vonohet, mund të përjetohet një dëmtim i përhershëm i shikimit në një kohë shumë të shkurtër. Zakonisht kirurgji-a e lazerit e kryer në mënyrën e duhur mund të pastrojë bllokimin dhe të mbrojë kundër dëmtimit vizual.

Glaukoma kongjenitale

Glaukoma kongjenital-e është një formë e rrallë e glaukomës e shkaktuar nga një sistem anormal kullimi. Kjo mund të ekzistojë që në lindje ose mund të zhvillohet më vonë. Prindërit mund të vënë re se fëmija është i ndjeshëm ndaj dritës, ka sy të zmadhuar, shikim jo të qartë dhe rrjedhje të shumtë sysh. Zakonisht është e nevojshme kirurgjia.

Glaukoma sekondare

Glaukoma sekondar-e mund të zhvillohet si rezultat i çrregullimeve të tjera siç janë lëndimet e syve, katarakt-i dhe inflamacion i syve. Përdorimi i steroideve (kortizoneve) ka një tendencë për të rritur presionin e syve dhe për këtë arsye gjatë përdorimit të steroideve duhet të kontrollohet vazhdimisht presioni.