Glukozamina and kondroitina, të marra veç e veç ose në kombinim, janë përdorur gjerësisht si suplemente dietike për osteoartrit-et. Për shume vite ato janë përdorur si produkte veterinare për të trajtuar artrit-et te kafshët dhe kanë filluar që të jenë popullore kohët e fundit për shkak të publicitetit të madh.

Këto substanca gjenden në mënyrë natyrore në trup dhe duket se përfshihen në formimin dhe riparimin e kartilages. Marrja e tyre si suplemente besohet se përmirëson formimin e substancave që humbasin në ndryshimet biokimike fillestare që ndodhin në kartilage dhe që shoqërojnë osteoartritet.

Glukozamina e suplementeve nxirret nga guackat e krustaceve (butakëve) ose prodhohet nga produkte perimore. Kondroitina zakonisht derivohet nga produktet e peshkaqenëve dhe lopëve. Glukozamina është e vlefshme në disa forma përfshirë hidroklorid glukozaminë dhe sulfat glukozaminë. Kondroitina është e vlefshme si sulfat kondroitinë.

Sa efektive janë ato për artritet?

Provat e hershme që kanë vlerësuar glukozaminën dhe kondroitinën për trajtimin e osteoartriteve kanë treguar efekte pozitive, por efektet përfituese mund të jenë ekzagjeruar sepse ka patur një përshkrim jo të mirë të rasteve dhe është fakt që studimet me efekte negative ka mundësi të mos jenë raportuar tërësisht.

Studimet më të fundit tregojnë rezultate më shumë të luhatshme. Një studim i gjerë i më shumë se 1500 njerëzve me osteoartrite në gju tregoi se nuk kishte ndryshim në dhimbje midis atyre që ishin trajtuar me hidroklorid glukozaminë, kondroitinë, ose një kombinim të këtyre të dyjave, ose me pilula fallco (placebo). Megjithatë, në një tjetër studim, duke përdorur një formë të ndryshme glukozamine (sulfat glukozamine), u gjet se ky preparat ishte ndihmues për njerëzit me osteoartrite në gju.

Ka pak studime në lidhje me aplikimin e glukozaminës ose kondroitinës në njerëz me osteoartrit në pjesë të tjera të trupit, si këllqe, shpinë ose duar, ose në njerëz me artrit reumatoid.

Kush nuk duhet të marrë glukozaminë?

Pages: 1 2