Gluteni dhe dieta pa gluten

Gluteni është një proteinë ​​që gjendet tek drithërat, veçanërisht tek gruri, elbi dhe thekra dhe nganjëherë tek tërshëra. Tek njerëzit me sëmundjen celiake, edhe sasitë e vogla të glutenit në dietë shkaktojnë një reaksion imunitar, që dëmton zorrën e vogël. Ky dëmtim ndërhyn në absorbim-in e lëndëve ushqyese, që merren nga ushqimet dhe që mund të shkaktojnë simptoma të zorrës dhe mungesë vitaminash, mineralesh dhe lëndeve të tjera ushqyese.

Sëmundja celiake trajtohet me dietën pa gluten. Kjo do të thotë shmangie e të gjitha ushqimeve që përmbajnë gluten.

Dieta glutenike duhet ndjekur gjatë gjithë jetës dhe nuk duhet filluar përpara se sëmundja celiak-e të diagnostikohet nga doktori juaj ose një specialist. Në fakt, fillimi i një diete glutenike, përpara konfirmimit të sëmundjes celiake, mund ta bëj diagnostikimin e vështirë dhe nuk është e rekomandueshme.

Duke ndjekur një dietë pa gluten, njerëzit me sëmundjen celiake mund të shmangin komplikacion-et shëndetësore afatgjata, kështu që është e rëndësishme realizimi i saj në mënyrë të saktë.

Ju do të këshilloheni nga mjeku juaj që të ndiqni një dietë pa gluten, nëse jeni diagnostikuar me një problem të lëkurës të quajtur dermatit herpetiformis — si sëmundja celiake, e cila është e lidhur me ndjeshmërinë glutenike.

Dieta pa gluten

Tabela më poshtë tregon ushqimet të cilat duhen shmangur dhe ato që duhen përfshirë në dietën pa gluten. Megjithatë, ajo është menduar vetëm si një udhëzues i përgjithshëm. Njerëzit me sëmundjen celiake ose me dermatit herpetiformis, mund të përfitojnë duke u këshilluar nga një dietolog për një plan diete individuale dhe duke u këshilluar sesi të lexojnë tabelat ushqimore.

Dieta pa luten
Ushqimet që duhen shmangur Ushqimet e lejuara
Miell
  • Miell ose miell misri i bërë nga thekra, elbi dhe drithërat tritikale;
  • Miell i bërë nga tërshëra∗;
  • Miell  orizi, soje, patateje, prej tapioca, amaranth (lloj zhardhokësh të rrallë në Shqipëri), hejdë (kokrrat e një bime si hithra), melekuqe, miell palme, thjerrëzat,  lupin (bimë në Amerikën Veriore) dhe  miell meli;
  • Miell misri ose poente.

Pages: 1 2 3 4 5