Gratë shtatzëna neglizhojnë ilaçet e astmës

Grave në javën e 36 të lindjes që kanë bërë vizita në Spitalin Mbretëror të Grave në Melburn u është dhënë një pyetësor për të raportuar në lidhje me shpeshtësinë e astmës dhe sigurinë e ilaçeve.

Nga 819 përgjigje që u përfshinë në analizën përfundimtare, 104 gra (13%) raportuan se kanë patur astmë, që ishte në të njëjtin nivel me nivelin e astmës në komunitet.

Autorët e studimit arritën në përfundimin se “përveç përkeqësimit të simptomave të astmës, shumë gra nuk merrnin ilaçe parandaluese kundër astmës gjatë shtatzënisë”.

Përdorimi i ilaçeve kundër astmës binte nga 92% e grave astmatike në 75% gjatë shtatzënisë.

Ato që morën pjesë në anketim dhe që ishin trajtuar nga profesionistë mjekësorë kishin rënë nga 79% përpara shtatzënisë në 66% gjatë saj.

Përdorimi i parandaluesve si kortisteroide-t dhe kontrolluesit me veprim të gjatë të simptomave (beta agonists afatgjatë) ishte në rënie, ndërsa përdorimi i lehtësuesve me veprim të shkurtër (beta agonists afatshkurtër), rritej.

Parandaluesit dhe kontrolluesit e simptomave duhet që të merren rregullisht ndërsa lehtësuesit vetëm kur është e nevojshme, kur frymëmarrja vështirësohet.

Nga studimi doli se gratë ishin në dijeni të rrezikut në rritje të komplikacion-eve si rezultat i kontrollit jo të përshtatshëm të astmës gjatë shtatzënisë.

Megjithatë, më pak se gjysma (48 %) ishin dakord se shumica e ilaçeve kundër astmës ishin të sigurta gjatë shtatzënisë, ndërsa afërsisht një e treta e tyre (32%) ndjenin se “ilaçet natyrore ishin më të sigurta”.

Autorët e studimit thanë se “shumica e grave u përpoqën që të ndiqnin këshillat e mjekëve, edhe pse devijime frekuent-e nga rekomandimet u raportuan nga më shumë se një e treta e tyre”.