Gratë të cilat kanë qen kanë më shumë mundësi që të përmbushin nivelet e ushtrimeve të rekomanduara gjatë shtatzënisë, zbuloi një studim në Britaninë e Madhe.

Kërkuesit vlerësuan nivelin e aktivitetit tek 11,000 gra shtatzëna dhe tek ato që kishin kafshë shtëpiake. Rezultatet treguan që gratë shtatzëna dhe me qen kishin më shumë mundësi që të plotësonin 3 orë aktivitet në javë ose pothuajse 30 minuta në ditë.

“Pronarët e qenve gjithashtu kanë më shumë mundësi që të marrin pjesë në aktivitete shëtitjeje sesa ato që nuk kanë qen”, tha një autor.

“Aktivitetet e shëtitjeve me qen janë më shumë të nevojshme për të qenë pjesë e strategjisë së përmirësimit të aktivitetit fizik tek gratë shtatzëna”, konkluduan autorët.