Gripi i meshkujve është i vërtetë

Gratë duhet të jenë më të kujdesshme kur meshkujt, partnerët e tyre sëmuren. Një studim sugjeron se meshkujt e kanë me të vërtetë më të vështirë përballimin e të ftohurës, krahasuar kjo me femrat.

Kërkuesit vlerësuan përgjigjet e 63 vullnetarëve meshkuj. Ato zbuluan se meshkujt kishin një reagim shumë më të dobët imunologjik në krahasim me femrat.

Megjithatë, ky ndryshim është vënë re vetëm duke krahasuar meshkujt me gratë e moshës 50 vjeçare ose më të reja.

Profesori John Upham, tha se rezultatet ishin me rëndësi vendimtare për gjetjen e mënyrave të reja për luftimin e rinovirus-eve (virusit që shkakton sëmundjen).

Ky studim sugjeron se gratë në fazën e pre-menopauzë-s kanë një sistem imun më të fortë ndaj infeksionit të rinoviruseve, në krahasim me meshkujt dhe njerëzit e moshuar.

Është e rëndësishme për të cilësuar se kjo diferencë seksuale dhe moshe është marrë parasysh kur janë studiuar mënyrat e mundshme të luftimit të së ftohurës.

Kërkuesit, do të studiojnë më tej efektet e hormoneve në sistemin imun, me plane afatgjatë për zhvillimin e vaksinë-s.