Gripi i shpendëve është një sëmundje infektive që është shkaktuar nga një virus i gripit. Ashtu sikundër e identifikon edhe emri, sëmundja prek kryesisht zogjtë, por mund të prek edhe njerëzit ashtu sikundër edhe kafshët, siç janë macet dhe derrat.

Rasti i parë i gripit të shpendëve tek njerëzit u raportua në 1997 në Hong Kong. Që atëherë ka patur disa shpërthime në pjesë të ndryshme të botës, me shumicën e infeksioneve që gjurmohen nga kontaktet me shpendët e sëmura. Pjesa më e madhe e rasteve kanë ndodhur në Azi.  Kjo mendohet të jetë kryesisht për shkak të metodave tradicionale bujqësore që përdoren në shumë vende aziatike, ku njerëzit jetojnë në kontakt të ngushtë me kafshët.

A ka ndonjë epidemi aktuale të gripit të shpendëve?

Që nga fundi i vitit 2003 ka patur disa shpërthime të raportuara të gripit të shpendëve në Azi. Kohët e fundit ka pasur infeksione të zbuluara në zogj dhe shpendë të egra në Evropë, Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Rusi. Këto shpërthime janë në vazhdim dhe miliona shpendë janë skartuar në një përpjekje për të çrrënjosur sëmundjen nga popullatat e shpendëve vendase.

Pse ekziston një interes madhor mediatik për epideminë aktuale?

Ekzistojnë nëntipe të ndryshme të virusit që mund të shkaktojnë gripin e shpendëve dhe disa prej tyre e përkeqësojnë më shumë sëmundjen. Nëntipi i virusit që kohët e fundit ka shkaktuar përhapjen e gripit në Azi, është quajtur virusi i gripit A (H5N1). Nëntipi i virusit të gripit të shpendëve H5N1 është shumë agresiv dhe mund të shkaktojë infeksione të rënda tek zogjtë dhe njerëzit. Pothuajse 100% e zogjve të prekshëm vdesin nga ky infeksion dhe ekzsiton edhe një numër i vogël i rasteve të vdekjeve tek njerëzit. Në vitin 2008 rastet e gripit të shpendëve H5N1 në mesin e njerëzve janë raportuar në Indonezi, Kinë, Vietnam, Egjipt dhe Bangladesh.

Gripi i shpendëve: nëntipet virale dhe tensionet

Pages: 1 2 3 4